LAJMI I FUNDIT:

Bayerni duhet të paguaj një shumë të lartë për ta rikthyer në Gjermani talentin shqiptar

Bayerni duhet të paguaj një shumë të lartë për ta rikthyer në Gjermani talentin shqiptar

Arijon Ibrhaimovic ka filluar shkëlqimin në futbollin italian me fanellën e Frosinones.

Sulmuesi kosovar me pasaportë gjermane ka luajtur në tre ndeshje në Serie A si zëvendësues, derisa në Kupën e Italisë u paraqit si titullar ndaj Torinos ku realizoi edhe një gol.


17-vjeçari është huauzar te Frosinone nga Bayern Munich, por klubi nga kryeqyteti italian ka një klauzolë për ta blerë atë në fund të sezonit për vetëm 3,5 milionë euro.

Sulmuesi shqiptar Arijon Ibrahimovic i shënon Torinos në Kupën e Italisë
Lexo po ashtu Sulmuesi shqiptar Arijon Ibrahimovic i shënon Torinos në Kupën e Italisë

Sipas asaj që ka raportuar Gianluca Di Marzio, kjo shifër është vetëm 3,5 milionë euro, një shumë e përballueshme nga klubi italian dhe mëse e justifikuar nëse lojtari vazhdon të shfaqë aftësitë e tij në këto nivele.

Por nga ana tjetër, edhe Bayerni nuk dëshironte që të hiqte dorë nga futbollisti. Për këtë arsye, ka vendosur një klauzolë për “riblerjen”, nëse Frosinone në qershor vendos të paguajë për të marrë përfundimisht lojtarin.

Klauzola është relativisht e lartë, pasi për ta kthyer në Allianz Arena në verën e vitit 2024, Bayerni duhet të paguajë 11 milionë euro, ndërsa një vit më vonë, kjo shumë shkon në 14 milionë euro.

Shifra të larta, që tregojnë edhe një herë se sa besim kanë klubet në fjalë se Ibra shqiptar do ia dalë dhe se goli i shënuar ndaj Torinos në Kupë, është vetëm i pari i shumë të tillëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori