Një biznesmen i fuqishëm kërkon të blejë Interin, ai është gati të investojë miliarda euro
Thomas Zilliacus (67), një biznesmen finlandez, është i interesuar të blejë Interin dhe është gati të investojë një shumë të madhe parash.
Finlandezi me rezidencë në Singapor njoftoi se ka në dispozicion 2.5 miliardë euro për blerjen e gjigantit italian të futbollit.
Zilliacus pretendon se do të paraqesë një ofertë zyrtare së shpejti dhe paratë i mblodhi falë “investitorëve të ndryshëm, familjeve të vogla dhe të mëdha dhe investitorëve institucionalë”, emrat dhe kombësitë e të cilëve nuk donte t’i zbulonte.
“Unë jam serioz, këtë javë ose më së voni javën e ardhshme, pronari aktual i Interit do të marrë një ofertë të duhur për të blerë klubin”, tha Thomas Zilliacus për La Repubblica.
🚨🎙️ Thomas Zilliacus on ‘TVPlay’ livestream on @Twitch:
“I’m too much in the media? I am Scandinavian and we are very open on a communicative level, for us it is not strange to communicate our intentions on social media. We don’t go into details, but we bring our ideas to the… pic.twitter.com/Qb6G6qYSTp
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) November 6, 2023
Në negociatat për blerjen e Manchester United ishte përfshirë edhe Thomas Zilliacus, por që blerja në fund nuk u realizua, por tashmë ai ka vendosur të paraqesë ofertë për Interin dhe mund të bëhet shefi i ri i Nerazzurrëve.
Zilliacus është një ish-ekzekutiv i Nokias, i cili thotë se e ka bërë pasurinë e tij në sektorin e teknologjisë në Azi. Ai jeton në Singapor, ku në vitin 1998 themeloi një fond investimi të specializuar në teknologjitë e reja, Mobile FutureWorks (MFW).
Oferta për Interin, sqaron ai, do të bëhet nga kompania XXICenturyCapital, e cila është e vendosur në Singapor dhe është e interesuar për futbollin dhe modën.
Interi , 19 herë kampion i Italisë dhe tre herë fitues i Ligës së Kampionëve, po udhëhiqet nga grupi kinez Suning dhe biznesmeni Steven Zhang që nga viti 2016. Revista Forbes e vlerëson klubin italian në 1.03 miliardë dollarë.
Interi është aktualisht lider në Serie A me 28 pikë, dy më shumë se Juventusi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje