LAJMI I FUNDIT:

Në Gjermani kanë mbetur të shokuar nga puna e re e Oliver Kahn

Në Gjermani kanë mbetur të shokuar nga puna e re e Oliver Kahn

Oliver Kahn gjeti një punë të re pasi u shkarkua si drejtor i Bayern Munichut në fund të majit, së bashku me Hasan Salihamidzic. Portieri legjendar gjerman i është bashkuar platformës online Meet Your Master, për të cilën do të regjistrojë video në të cilat do të shpjegojë se si ka arritur sukses në karrierën e tij. Prandaj, ai do të bëhet një lloj trajneri, domethënë ai që do të drejtojë jetën e të tjerëve me këshillat e tij.

Platforma Meet your Master u lançua nga aktori gjerman Heiner Lauterbach dhe gruaja e tij Viktoria, gjithashtu aktore.


“Vullneti, motivimi dhe bindja janë komponentët kryesorë të kontributit tim në platformën Meet Your Master, në pronësi të Viktoria dhe Heiner Lauterbach”, postoi Kahn në Xu.

Bayern Munich ia kishte ndaluar Oliver Kahnit të udhëtonte në Koln në ditën kur u shpallën kampion të Gjermanisë
Lexo po ashtu Bayern Munich ia kishte ndaluar Oliver Kahnit të udhëtonte në Koln në ditën kur u shpallën kampion të Gjermanisë

Aktori Til Schweiger, shkrimtari Sebastian Fitzek dhe ish-mjeku i Bayernit Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt tashmë kanë leksionet e tyre në platformë dhe secila kushton 99 euro, prandaj supozohet se videoja e Kahn do të duhet të paguhet gjithashtu kaq shumë.

Mediat gjermane shkruajnë se puna e re e Kahn është një surprizë e madhe duke pasur parasysh se ai pritej të qëndronte në futboll.

Kahn zbulon pse Bayerni e lejoi Haalandin t'i bashkohet Man Cityt
Lexo po ashtu Kahn zbulon pse Bayerni e lejoi Haalandin t'i bashkohet Man Cityt

Kujtojmë se Kahn u shkarkua nga Bayern pasi klubi i Mynihut fitoi Bundesligën vetëm në xhiron e fundit të sezonit të kaluar. Në një sezon zhgënjyes, Kahn dyshohet se nuk kishte as marrëdhënie të mira me lojtarët.

Klubi e ndaloi Kahn të vinte në ndeshjen e fundit në të cilën Bayern mundi Kolnin (2-1) dhe me barazimin e Borussia Dortmundit me Mainz (2-2) në raundin e fundit ku edhe e fituan titullin. Shpjegimi ishte se Kahn u çmend plotësisht kur mori vesh disa ditë më parë se do ta pushonin nga puna. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori