LAJMI I FUNDIT:

Rrugëtim kampionësh drejtë “Paris 2024”: Bashkëpunim i artë mes Ujë Rugove dhe klubit Ippon

Rrugëtim kampionësh drejtë “Paris 2024”: Bashkëpunim i artë mes Ujë Rugove dhe klubit Ippon

Ujë Rugove dhe klubi i xhudos “Ippon” ka arritur marrëveshje që të vazhdojnë drejt sukseseve së bashku, po ashtu edhe drejtë rrugëtimit historik në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Palët sot kanë nënshkruar marrëveshje sponsorizuese, ku të pranishëm në nënshkrimin e kontratës ishin Drejtori për Marketing në Korporatën Rugove, Dëfrim Puka dhe trajneri i xhudos, Driton Kuka.


“Kemi kënaqësinë të njoftojmë publikun se sot kemi nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme sponsorizimi me klubin e xhudos ‘Ippon’ nga Peja, duke përcjellë mbështetjen tonë për talentët e xhudos në rrugën drejt Lojërave Olimpike Paris 2024!”, thuhet në njoftimin e Korporata Rugove.

“Ky partneritet shënon një kapitull të ri në historinë e sportit vendas, duke lidhur Ujë Rugove me një nga klubet më të suksesshme të xhudos në botë. Bashkë do të ndërtojmë rrugën drejt suksesit dhe lavdisë në arenën ndërkombëtare!”.

“Ujë Rugove është krenar që po bën një ndryshim në sportin lokal dhe po ndihmon në zhvillimin e talentëve të rinj”.

“Bashkohuni me ne në këtë udhëtim emocionues dhe mbështesni së bashku Klubin ‘Ippon’ në rrugën e tyre të ndritshme drejt Lojerave Olimpike ‘Paris 2024’!”, thuhet më tej në këtë njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori