LAJMI I FUNDIT:

Pesë të vdekur, përfshirë dy fëmijë – pasi një veturë “u përplas” me tarracën e një lokali në Australi

Pesë të vdekur, përfshirë dy fëmijë – pasi një veturë “u përplas” me tarracën e një lokali në Australi

Pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar pasi një makinë u përplas në pjesën e jashtme të një lokali në Australi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja e tmerrshme pa një SUV luksoz BMW që u përplas në kopshtin e mbushur me njerëz buzë rrugës të hotelit Royal Daylesford në qytetin rural të Daylesford, në veriperëndim të Melburnit.


Një djalë, dy burra rreth të 30-tave dhe një grua rreth të 40-tave vdiqën në vendngjarje, tha policia.

Një vajzë adoleshente u dërgua në një spital të Melburnit ku vdiq të dielën mbrëma.

Ndërsa dy djem, 11 muajsh dhe rreth gjashtë vjeç, u dërguan në spital në gjendje të qëndrueshme.

Tre të rritur mbetën në një spital të Melburnit të hënën, duke përfshirë një grua 35-vjeçare që ishte në kujdes intensiv.

Në mesin e të dërguarve në spital pas aksidentit ishte edhe drejtuesi 66-vjeçar i makinës. Ai pësoi tronditje dhe lëndime të lehta dhe mbeti nën “kujdesin” e policisë.

Hetuesit e policisë po përpiqeshin të hënën të përcaktonin se si ndodhi aksidenti ndërkohë që shoferi doli negativ për alkool. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori