LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Camilla me një fustan që shumë pak anëtare të familjes mbretërore e veshin

Mbretëresha Camilla me një fustan që shumë pak anëtare të familjes mbretërore e veshin

Mbretëresha nuk zgjodhi stilin e pritur, të reduktuar

Mbretëresha Camilla e Britanisë dhe Mbreti Charles morën pjesë në një pritje për diasporën keniane në Pallatin Buckingham përpara vizitës së tyre të ardhshme shtetërore në këtë shtet afrikan.

Për këtë rast, mbretëresha zgjodhi një model pak më ndryshe nga ai që e zgjedhin anëtarët e familjes mbretërore.


Mbretëresha ishte veshur me një fustan me printe kafshësh, i cili prej vitesh është frymëzim i modës i shumë zonjave, por nuk mund të thuhet se i përket edhe stilit klasik të anëtareve të familjes mbretërore.

Ajo e plotësoi veshjen me nuanca ngjyrë kafe, bardh e zi me një çantë të zezë dhe këpucë të zeza, ndërsa, për sa i përket bizhuterive, zgjodhi floririn, transmeton Telegrafi.

Burimet natyrore të Kenias mund të jenë pikënisja e saj për stilimin e përshtatur për këtë vizitë zyrtare.

Gjatë pritjes, Mbreti dhe Mbretëresha panë një koleksion artikujsh nga fondi “Royal Collection Trust” në lidhje me marrëdhëniet e Familjes Mbretërore Britanike me Kenian, duke përfshirë fotografitë e princeshës së atëhershme Elizabeth dhe vizitat e Princit Philip përpara se ajo të vinte në pushtet. Gjithashtu, ishte ekspozuar një kopje e fjalimit të Princit Philip që ai mbajti kur Kenia u bë e pavarur në 1963.

Siç raporton “People.com”, ishte momenti kur mbreti kujtoi një foto të majës së pemës, strehës ikonë keniane, ku nëna e tij e ndjerë u bë mbretëreshë.

Në janar të vitit 1952, Duka dhe Dukesha e Edinburgut (siç njiheshin atëherë Philip dhe Elizabeth) nisën një turne të Komonuelthit në Afrikë, Australi dhe Zelandën e Re në emër të mbretit George VI, i cili kishte kancer në mushkëri dhe po shërohej nga operacioni. Pasi përshëndetën turmat entuziaste në Nairobi, Kenia, çifti i ri nisi një safari pesë-ditor dhe mbërriti në Treetops më 5 shkurt, ku panë kafshë në një gropë uji aty pranë dhe qëndruan në një shtëpi pemësh të vendosur në një fik gjigant.

Të nesërmen erdhi një telegram se mbreti kishte vdekur në gjumë në moshën 56-vjeçare. Princi Philip ia dha lajmin gruas së tij në kopsht, ndërsa Jim Corbett, shoqëruesi i sovranit të ri, shkroi: “Për herë të parë në historinë e botës, një vajzë e re u ngjit në një pemë si princeshë dhe zbriti si mbretëreshë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Gjithë arsyet pse periodat ju vijnë dy herë në muaj

Gjithë arsyet pse periodat ju vijnë dy herë në muaj

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori