Në projeksionet buxhetore për vitin 2024 nuk parashihen taksa të reja, shtesë apo rritje të tatimeve, tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Besimit, propozim-buxheti është në finalizim dhe duhet të dorëzohet në Kuvend deri në mesin e këtij muaji.
Sipas ministrit Besimi, trendi i rritjes dhe konsolidimit fiskal pritet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, deficiti të zvogëlohet, dhe premisat kryesore ekonomike, pavarësisht mbajtjes së zgjedhjeve, të vazhdojnë të shihen si postulate për rritje të qëndrueshme dhe financa të qëndrueshme.
“Inflacioni për muajin tetor pritet të jetë edhe më i ulët se ai i shtatorit. Shifrat mund të priten javën e ardhshme”, theksoi Besimi në takimin e sotëm me gazetarët.
Sa i përket masave të reja kundër krizës që po paralajmërohen, Besimi thotë se ato do të jenë në fuqi deri në fund të këtij viti dhe janë në dispozicion gjithsej 4,6 miliardë denarë. Por, siç tha ai, nga kjo shumë, 980 milionë denarë do t’i jepen “Hekurudhave të Maqedonisë” për ta shlyer borxhin ndaj EMV-së.
Besimi njoftoi se në fillim të vitit 2024 do të ketë masa kundër krizës. Masat do të jenë të fokusuara në kategoritë e rrezikuara dhe në mbështetjen e ekonomisë, ndërsa ato për këtë vit duhet të shpallen nga Qeveria në mesin e këtij muaji.
Lidhur me Ligjin për Tatimin e Solidaritetit, ai ritheksoi se fondet që do të mblidhen brenda afatit të përcaktuar do të shkojnë ekskluzivisht për paketën kundër krizës./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!