LAJMI I FUNDIT:

Djegia e shtëpisë të familjes Koroglu në Mitrovicë, arrestohet pronari pasi mbante 36 bidonë të substancave të rrezikshme

Djegia e shtëpisë të familjes Koroglu në Mitrovicë, arrestohet pronari pasi mbante 36 bidonë të substancave të rrezikshme

Mbrëmjen e së martës është përfshirë nga flakët shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë, që konsiderohet si një prej monumenteve më të vjetra të trashëgimisë kulturorë dhe historike në këtë qytet.

Mirëpo, gjatë hetimeve dhe ekzaminimeve të vendit të ngjarjes hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve në mbështetje të ekspertit të zjarreve në katin përdhese të shtëpisë kanë hasur 36 bidonë të mbushur të shenjëzuar me matrie të rrezikshme-ndezëse.


Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, të cilët kanë shkruar se në lidhje me këtë është arrestuar një person (pronari i shtëpisë, A.K 76 vjeç) për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e substancave dhe mbeturinave  të rrezikshme”, në Mitrovicë.

Djegia e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë, Çeku: Barbarë janë ata që e djegin kulturën dhe historinë e tyre
Lexo po ashtu Djegia e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë, Çeku: Barbarë janë ata që e djegin kulturën dhe historinë e tyre

“Për largimin e këtyre bidonëve janë angazhuar edhe njësi të specializuara për trajtimin e materive të rrezikshme nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Bazuar në hetimet fillestare, bëhet e ditur se pronari i shtëpisë ishte në dijeni për vendndodhjen e këtyre bidonëve ku përkundër zjarrit të shkaktuar, i njëjti nuk kishte njoftuar policinë apo zjarrfikësit.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore është njoftuar prokurori, i cili ndaj pronarit të shtëpisë A. K., 76 vjeçar, ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orës, si i dyshuar për veprën penale ‘Mbajtje e paligjshme e  substancave dhe mbeturinave të rrezikshme’ “. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori