LAJMI I FUNDIT:

Orari i ri i qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste në Prishtinë

Orari i ri i qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste në Prishtinë

Dhoma e Tregtisë ka rënë dakord me komunën e Prishtinës për orarin e ri të qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se pas takimeve intensive të zhvilluara në mes të Grupit të Biznesit  dhe Komunës së Prishtinës, ku përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka qenë, Arsim Selmonmusaj, nënkryetari i Bordit, konkretisht në takimin e zhvilluar gjatë së martës palët janë dakorduar për vendosjen e një orari të ri të lëvizjes për furnitorët rreth qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste.

Orari i ri i qarkullimit për furnitorët i cili do të fillojë të aplikohet pas njoftimit zyrtar që pritet të publikohet nga Komuna e Prishtinës është:


Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 10:00 deri në orën 15:00;

Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 18:00 deri në orën 07:00;

Ndërsa, deri në atë kohë nuk do të ketë ndalesa për furnitorët.

“Ky Vendim është marrë në takimin e fundit të zhvilluar në mes të Grupit Punues të Bizneseve ku Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është përfaqësuar nga nënkryetari Arsim Selmonmusaj dhe Grupit Punues të Komunës së Prishtinës.

Për më tepër Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë që nga fillimi i aplikimit të Vendimit të Komunës së Prishtinës për kufizimin të qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste, ka reaguar që ky Vendim fillimisht të pezullohet deri në arritjen e një marrëveshje e cila është e përshtatshme për të dyja palët, gjë e cila tashmë ka ndodhur”, thuhet në njoftim.

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori