Ish-koloneli i inteligjencës ushtarake britanike, Philip Ingram, ka shkruar për Sky Neës një analizë të situatës aktuale në fushëbetejë në Ukrainë.
Në korrik, ministri i atëhershëm ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se besonte se Ukraina do ta fitonte luftën deri në verën e ardhshme dhe mund të pranohej në NATO në korrik 2024.
Situata aktuale në fushëbetejë dëshmon se ky ishte një vlerësim tepër optimist, dhe se përgjigja në pyetjen se kush e fiton luftën mbetet e paqartë, transmeton Telegrafi.
Në fillim të qershorit, Ukraina nisi kundërofensivën e saj të shumëpritur, pasi bëri fitime të rëndësishme në fund të vitit 2022 dhe rimori zona të gjera rreth Khersonit në verilindje.
Ata i rrethuan rusët rreth Bakhmutit, duke i lodhur aq shumë luftëtarët e Wagnerit, saqë u detyruan të tërhiqen nga vija e frontit.
Me dërgimin e trupave të freskëta të stërvitura nga perëndimi të pajisura me tanke Leopard dhe Challenger, mjete luftarake Bradley dhe Marder, HIMARS dhe artileri, pritej që brenda disa muajsh të depërtonte lehtësisht mbrojtjen ruse dhe të arrinte në brigjet e detit Azov.
Megjithatë, atyre u mungonte epërsia ajrore, helikopterët sulmues, mbrojtjet më të forta kundërajrore dhe, më e rëndësishmja, mjetet luftarake-inxhinierike për të mundësuar një depërtim të konsiderueshëm të mbrojtjes së gjerë të Rusisë. Ata nuk kishin as ushtarë të mjaftueshëm dhe as orari i dorëzimit të pajisjeve perëndimore nuk u përshtatej.
Mbrojtja ruse ngadalësoi me sukses ukrainasit. Përdorimi rus i helikopterëve sulmues dhe mbrojtjet e planifikuara mirë treguan cenueshmërinë e ukrainasve dhe ndaluan përparimin e rëndësishëm, që do të thotë se në fillimin e sezonit të baltës së vjeshtës, kushtet për fitore mbeten të pakapshme.
Rusia madje ndërmori një kundërsulm pranë Avdiyivka në rajonin e Donetskut, por vetëm pasi mori 1000 kontejnerë municionesh dhe pajisjesh nga Koreja e Veriut. A do të thotë kjo se Rusia po fiton? Thjesht – jo.
Ukraina ruan iniciativën ushtarake dhe dikton kohën dhe vendin e operacioneve. Ajo vazhdon të dobësojë aftësinë e Rusisë për të mbështetur operacionet e saj duke sulmuar logjistikën, selitë, bazat ajrore dhe detare.
Rusia po mbështetet gjithnjë e më shumë te Koreja e Veriut dhe Irani për furnizime ushtarake dhe shpreson që Kina të fillojë ta furnizojë gjithashtu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj