LAJMI I FUNDIT:

Miratohet buxheti për sport nga Qeveria e Kosovës për vitin 2024

Miratohet buxheti për sport nga Qeveria e Kosovës për vitin 2024

Qeveria e Kosovës ka ndarë 58 milionë euro për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2024.

Kështu ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ku është bërë miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm.


Ky buxhet kryesisht do të shkojë për investime kapitale në infrastrukturë e cila do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në Kosovë në vitin 2030.

“Sivjet morëm lajmin më të mirë në dekada për sportistët tanë se do të jemi shtet mikpritës për Lojërat Mesdhetare 2030 dhe kjo duhet të përcillet edhe me investimet përkatëse në sport dhe infrastrukturë për të cilat jemi zotuar”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

“Andaj kemi rritur buxhetin si asnjëherë më parë për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke i ndarë mbi 58 milionë euro për investime kapitale vetëm për vitin 2024, e trendi i njëjtë do të vazhdojë edhe për vitet pasuese sepse duam t’i tregojmë botës se Kosova po bëhet konkurrent serioz në sport”.

Në mesin e shumë investimeve në sport, në Kosovë është paraparë që të ndërtohet edhe stadiumi nacional i futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori