LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i linjave të qarkullimit të autobusëve, Trafiku Urban pranon rreth 30 ankesa nga qytetarët

Ndryshimi i linjave të qarkullimit të autobusëve, Trafiku Urban pranon rreth 30 ankesa nga qytetarët
Foto: Arkiv

Trafiku Urban në Prishtinë javën e kaluar ka nisur zbatimin e vendimit të Komunës së Prishtinës, për ndryshimin e linjave të autobusëve. Sipas tyre vendimi është marrë për shkak të mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” dhe shtrirjes në pjesë të tjera të qytetit ku nuk kanë operuar.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga Trafiku Urban kanë për të ditur se kanë pranuar rreth 30 ankesa deri më tash nga qytetarët.

“Nga data 23.10.2023 “Trafiku Urban”, ka filluar të zbatoj vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e rendit të udhëtimit në linjat e autobusëve. Gjatë këtyre ditëve është monitoruar zbatimi i vendimit, procesi po shkon mirë mirëpo ka edhe ankesa nga qytetarët. Deri më tash kemi pranuar rreth 30 ankesa”, thuhet në përgjigjen e tyre.


Hyn në fuqi vendimi – ndryshon linja e disa autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë
Lexo po ashtu Hyn në fuqi vendimi – ndryshon linja e disa autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë

Trafiku Urban ka bërë të ditur se ndryshimi i linjave është bërë me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më të mirë si dhe arritjes së autobusëve në destinacion në  kohën e parashikuar.

“Me këtë ndryshim banorët e rrugës “B” tani do të kenë transport publik, pjesë kjo e cila më herët nuk kishte mbulueshmëri nga rrjeti i linjave të transportit publik. Po ashtu banorëve të rrugës “B” dhe atyre të lagjes “Kodra e Diellit” do të ju ofrohet mundësia e arritjes më të shpejtë në qendrën e qytetit”, kanë deklaruar për Telegrafin nga Trafiku Urban.

Trafiku Urban ka filluar zbatimin e vendimit të Komunës së Prishtinës për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve edhe në linjat 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.

Sipas këtij vendimi për ndryshim të linjave të autobusëve, rruga “Xhorxh Bush” e cila deri më tash herë është mbyllur e herë ka qenë e hapur për qarkullim do të jetë përfundimisht e mbyllur për qarkullimin e veturave dhe autobusëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Digjet një veturë me targa të Serbisë në Ranilluk, policia nis hetimet

Digjet një veturë me targa të Serbisë në Ranilluk, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Partitë politike në javën e tretë të fushatës, çka u tha e çka

Partitë politike në javën e tretë të fushatës, çka u tha e çka "u harrua"

Lajme
Kalo në kategori