LAJMI I FUNDIT:

E akuzoi se ia mori burrin, bashkëshortja e Mërgim Berishës i reagon Vesës: Nuk kemi qenë kurrë shoqe të ngushta

E akuzoi se ia mori burrin, bashkëshortja e Mërgim Berishës i reagon Vesës: Nuk kemi qenë kurrë shoqe të ngushta

Lidhja disavjeçare e futbollistit Mërgim Berisha dhe Vesa Vllasaliut është rikthyer qendër të vëmendjes, pas disa deklaratave të kësaj të fundit.

Në një intervistë të fundit, Vesa është shprehur se në ndarjen e tyre ka ndërhyrë shoqja e saj e ngushtë Edona, me të cilën futbollisti tani është i martuar.

Por, e ftuar në “Fol Shqip Show”, partnerja e Berishës ka treguar anën e saj të historisë, duke mohuar deklaratat e Vesës madje tha se ato nuk kanë qenë asnjëherë shoqe të ngushta.


Foto: Arkiv/Instagram

“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë”, tha Edona Berisha.

“Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe, shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur”, është shprehur gruaja e Berishës.

“Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt, unë nuk isha e informuar se ata janë ndarë, isha me shoqe në Turqi dhe unë e kisha postuar foto në whatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar, unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk janë më bashkë”, ka rrëfyer mes tjerash Edona për njohjen me Mërgimin.

Ish e fejuara e futbollistit Mërgim Berisha tregon se si shoqja e ngushtë ia mori të dashurin - ata tani janë të martuar
Lexo po ashtu Ish e fejuara e futbollistit Mërgim Berisha tregon se si shoqja e ngushtë ia mori të dashurin - ata tani janë të martuar

Ndërkohë, theksojmë se Vesa Vllasaliu aktualisht është bërë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, por ende nuk ka folur për historinë e saj të dashurisë me futbollistin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit

Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit

Magazina
Një tjetër shqiptare me sukses global, Luisa Boshnjaku nënshkruan marrëveshje me shtëpinë muzikore Broke Records

Një tjetër shqiptare me sukses global, Luisa Boshnjaku nënshkruan marrëveshje me shtëpinë muzikore Broke Records

Magazina
Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Magazina
Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën

Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën

Magazina
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

Magazina
Driloni-Sarës: Të brendshmet që po të mungojnë, i kam marrë unë për kujtim

Driloni-Sarës: Të brendshmet që po të mungojnë, i kam marrë unë për kujtim

Magazina
Kalo në kategori