Vashat e Kosovës zënë vendin e tretë në Kampionatin Botëror të karatesë
Karateistet e Kosovës e kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në konkurrencë ekipore.
Botërori u zhvillua në Budapest të Hungarisë, ndërsa Kosova e siguroi vendin e tretë nëpërmjet repesazhit.
Në finale të repesazhit, të dielën, Kosova fitoi 2-0 ndaj Kazakistanit.
Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gervalla ishin vashat që e përfaqësuan denjësisht Kosovën.
Para Kazakistanit, ekipi ynë kishte mposhtur Anglinë, Zvicrën dhe Francën, ndërsa u mposht vetëm nga Japonia me rezultat 2-1.
Është ky prej sukseseve më të mëdha të karatesë kosovare deri më tani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anglia publikon listën preliminare për Euro 2024 – Southgate fton 33 futbollistë, lë jashtë shumë ‘senatorë’
Reagimi i Real Madridit pas pensionimit të befasishëm të Kroosit
Portugalia publikon listën me 26 lojtarë të ftuar, Roberto Martinez iu beson veteranëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251