Mo Salah theu rekordin 17-vjeçar të Thierry Henry në fitoren e Liverpool ndaj Toulouse
Mohamed Salah ka thyer rekordin 17-vjeçar të Thierry Henry në fitoren e Liverpool ndaj Toulouse.
Të enjten, Liverpool mposhti ekipin francez Toulouse me rezultat 5-1, për të shkuar një hap më pranë fazës eliminatore të Ligës së Evropës.
Diogo Jota hapi llogarinë e golave përpara se Wataru Endo të tundte rrjetën me kokë për të shënuar golin e tij të parë fanellën e Liverpoolit. Darwin Nunez më pas shënoi të tretin ndërsa Ryan Gravenberch shënoi të katërtin për Liverpool.
Por ishte Salah, ai që hyri nga banka në pjesën e dytë, me golin më të rëndësishëm të natës, pasi egjiptiani theu një rekord që mbahej nga Henry për 17 vjet.
Goli i Salah në minutat shtesë ishte goli i tij i 43-të në kompeticionet evropiane për Liverpoolin. Ylli i “The Reds” tani është bërë golashënuesi më i mirë i një ekipi anglez në Evropë ndonjëherë, duke ia kaluar Henryt.
Pavarësisht rekordeve të Salah, pas ndeshjes, shumica e bisedave ishin për një rast të humbur nga ana e Nunez dhe për paraqitjet e mira të nënshkrimeve të verës, Endo dhe Gravenberch.
Në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes, Klopp lavdëroi nënshkrimet e reja si dhe u shpreh i lumtur që ndeshja përfundoi pa lëndime dhe iu dha rasti lojtarëve që kanë më pak minuta në kampionat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë