Dje në mbrëmje (26 tetor) në Shkup është mbajtur premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Yjet e këtij filmi Luiz Ejlli dhe Ylber Bardhi u pritën nga fansa të shumtë në “Cineplexx” në qendrën tregtare “City Mall”.
Para shfaqjes së filmit Luizi dhe Ylberi realizuan foto me të pranishmit. Luizi tha se është mjaft i kënaqur me ecurinë e filmit dhe mënyrën se si e kanë pritur dashamirët e artit.
Megjithatë ai tha se vlerësimi duhet t’u lihet profesionistëve.
“Besoj se deri tani ka pasur rekord dhe më bëhet zemra mal, pasi unë jam pjesë e kësaj. Uroj që të ketë edhe pjesë të tjera të filmit por njëherë dua të pushoj”, tha Luizi.
Ai tha se në mend e ka të bëjë edhe dokumentar, në të cilin do të jetë pjesë edhe Kiara.
“Mendoj ta bëj dokumentarin ‘Në kuadër të dashurisë’ ‘for real’ pasi do jem unë dhe do jetë Kiara. Do të fillojë nga ajo ku isha dhe ku arrita, në të cilin do të dalin në pah meritat e atyre që ma kanë mundësuar të jem këtu ku jam me të vërtetë, e jo ata që hiqen se më kanë ndihmuar”, tha Luizi.
Ai për Telegrafi Maqedoni tha se është mjaft i kënaqur me pritjen e tij dhe të filmit nga publiku në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, “Në kuadër të dashurisë” është filmi i parë prodhim i Top Channel Films, ndërsa nga realizuesit kanë thënë se do të ketë premiera në të gjitha vendet ku ka shqiptarë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend