Vazhdon problemi me ujë të pijshëm, KRU “Prishtina” përmes hartave rikujton zonat që furnizohen nga Badoci
Tash e dhjetë ditë, qytetarët e disa zonave në Prishtinë që furnizohen nga Liqeni i Badocit kanë filluar të blejnë ujë, pasi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) bëri thirrje që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit, pasi që analizat e mostrave të ujit në rezultatet laboratorike kanë treguar se ka vlera të rritura të manganit.
Qytetarët po vazhdojnë të blejnë ujë në markete, por njëkohësisht ata mund të furnizohen me ujë të pijshëm edhe nga autobotet që po vendosen nga KRU “Prishtina” në zonat që ka probleme me ujë.
Koordinatorja për monitorimin e ujit, Burbuqe Nushi-Latifi ditë më parë ka thënë për Telegrafin se problematika e manganit është fenomen natyrorë tek çdo liqen që furnizon me ujë, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë.
“Ato mund të kenë ndikim në sistemin nervor qendror, por është e rekomandueshme që fëmijët, foshnjat, 0-6 muaj mos me përgatit formulën, qumështin pluhur me ujin që ka vlera të shtuara të manganit, sado që ato të jenë të vogla. Pse? Pasi vet qumështi ka mangan, pasi duhet që t’i ofrohet fëmijës mangani. Vlerat e shtuara e rrit koncentrimin e manganit dhe ai ndikon në zhvillimin e tyre psikik. Vlerat e shtuara ndikojnë në sistemin nervor qendror dhe tek fëmijët e tek të rriturit. Nëse një fëmijë rritet në një vend ku furnizohet me ujë i cili ka vlera të larta të manganit, me vite të tëra atëherë mund të themi që ai ndikon në rritjen e karakterit të tij, në IQ e tij, në koncentrimin e tij, etj”, theksoi ajo.
KRU “Prishtina”, ka bërë publikimin e disa hartave ku tregon qartë se në cilat zona nuk mund të përdoret ujë për pije dhe përgaditje të ushqimit.
Sipas hartave të publikuar janë mbi 20 zona që furnizohen nga Liqeni i Badocit.
Zonat janë: Matiqan, Aktash, Albi Mall, Bregu i Diellit, Çagllavica, Fshati Ndërkombëtar, Graçanica, Hajvalia, Kishnice, Kodrina, Lagjja e Spitalit, Lagjja jone, Lagjja Nic, Lagjja Qendresa, Lagjja Studenteve, Llapnaselle, Lugina e Thelle, Marigona Hill, Mati 1, Preoc, Prishtina e re, Royal Green Residences, Shashkoc, Suchice, Ulpiana e re, Veternik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Trump lanson kriptomonedhën e tij $Trump
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta