LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Kurti pranoi draft-statutin e Asociacionit për të cilin organizoi protesta e humbën jetë njerëzish

Gashi: Kurti pranoi draft-statutin e Asociacionit për të cilin organizoi protesta e humbën jetë njerëzish

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e veçantë ku në rend dite është miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Shefi i GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai nuk po raporton në Kuvend për dialogun, transmeton Telegrafi.

“Kryeministri duhet të vjen dhe të raportojë në Kuvend. Kosova nën sanksione, kryeministri nuk raporton. Kryeministri pranon Asociacionin, prapë nuk raporton. Kryeministri i cili ka organizuar protesta të dhunshme pranon atë që njerëzit kanë shkuar në burg. Ka bërë marrëveshje të njëpasnjëshme, asnjëra nuk u zbatua. Ka pranu draft-statutin e Asociacionit. A duhet të jemi të informuar për këtë, si ndodhi që për diçka që kanë humbur jetën njerëzish, bëhet e pranueshme brenda natës”, deklaroi ai.


Gashi tha se Kurti ka pranuar kërkesat në Bruksel.

“Sjellja korrekte e Kosovës është arma jonë më e forta. Kurti duhet të vjen për raportim në Kuvend, nëse frikësohet nga argumenti atëherë nuk kemi çfarë bëjmë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Lajme
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Kalo në kategori