LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Ballkani – Astana: Ilir Daja me një ndryshim në mesfushë

Formacionet zyrtare, Ballkani – Astana: Ilir Daja me një ndryshim në mesfushë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka ndarë tashmë mendjen për formacionin për ndeshjen e sotme (e enjte) ndaj FC Astana në Ligën e Konferencës, duke vazhduar me rreshtimin 4-3-3.

Ballkani është nikoqir i Astanës në ndeshjen e sotme, e cila është e vlefshme për Grupin C.


Ilir Daja do t’i qëndroj besnik rreshtimit të tij të preferuar “4-3-3” dhe lojtarëve të deritashëm.

Ballkani luan për tri pikë ndaj Astanan në Ligën e Konferencës
Lexo po ashtu Ballkani luan për tri pikë ndaj Astanan në Ligën e Konferencës

Portieri Enea Koliçi dhe mbrojtja me Armend Thaqin, Lumbardh Dellovën, Bajram Jashanicën dhe Lorenc Trashin mbetet ajo e përhershmja.

Edhe sulmi me Nazmi Gripshin, Almir Kryeziun dhe Albin Berishën mbetet ai që ka zhvilluar shumicën e ndeshjeve.

Vesel Limaj i bashkohet dyshes Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba në mesfushë.


Ballkani:  Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Zyba, Kuc, Limaj; Gripshi, Berisha, Kryeziu.

Astana: Condric, Amanovic, Morochkin, Besabekov, Dosmagambetov, Kuat, Jovanovic, Hovhannisyan, Ourega, Ebong, Darboe.


/Telegrafi/