LAJMI I FUNDIT:

Izraeli refuzon armëpushimin: Çfarë duhet të bëjmë kur dikush vret foshnja e përdhunon gra

Izraeli refuzon armëpushimin: Çfarë duhet të bëjmë kur dikush vret foshnja e përdhunon gra

Izraeli kundërshtoi thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për një armëpushim dhe u zotua përsëri të shkatërrojë Hamasin.

Kombet e Bashkuara, palestinezët dhe një numër vendesh e bënë këtë kërkesë në një takim të nivelit të lartë të OKB-së, por ministri i Jashtëm i Izraelit tha se ishte “e drejtë e vendit të tij të shkatërrojë Hamasin”, transmeton Telegrafi.

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen gjithashtu hodhi poshtë thirrjet për “proporcionalitet” në përgjigjen e vendit ndaj sulmeve të papritura të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.


Inteligjenca amerikane: E dimë se nga kush u shkrep raketa që shkaktoi shpërthimin në Gazë
Lexo po ashtu Inteligjenca amerikane: E dimë se nga kush u shkrep raketa që shkaktoi shpërthimin në Gazë

“Më thoni cila është përgjigja proporcionale ndaj vrasjes së foshnjave, përdhunimit të grave dhe djegies së tyre, prerjes së kokës së një fëmije? Si mund të biesh dakord për një armëpushim me dikë që është betuar të vrasë dhe shkatërrojë ekzistencën tënde”, pyeti ai.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se përgjigja proporcionale ndaj masakrës ishte “shkatërrim total deri në anëtarin e fundit të Hamasit”, duke e quajtur grupin ekstremist “nazistët e rinj”.

“Nuk është vetëm e drejta e Izraelit të shkatërrojë Hamasin. Është detyra jonë”, shtoi ai.

Sulmi i Hamasit vrau 1,400 njerëz dhe veprimet e mëvonshme izraelite vranë më shumë se 5,700 palestinezë në Rripin e Gazës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

Botë
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Amerika

"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë

Botë
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Amerika
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Amerika
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Serbia
Kalo në kategori