Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë implementuar Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS) të Kosovës.
Ky projekt mundëson targetimin e saktë të familjeve që kualifikohen për asistencë sociale dhe ka për qëllim të luftojë varfërinë e përhershme.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se si Qeveri janë duke mbushur premtimet e dhëna në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Me këtë projekt, Murati tha se synimi do të jetë edhe aktivizimi i anëtarëve të familjeve përfituese në tregun e punës.
“Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve por dhe si qeveri kemi për qëllim garantimin e mirëqenies për qytetarëve tanë… Projekti për Reformën e Skemës të Asistencës Sociale do të zbatohen nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe ka për qëllim që të zgjeroj skemën e asistencës sociale në Kosovë, të eliminojë parregullsitë dhe të garantoj që të gjitha familjet në nevojë të ndijën dorën e shtetit. Përmes këtij projekti Ministria e Financave synon që të largoj diskriminim brenda kategorive duke e bërë sistemin e asistencës sociale të atillë që në njërën anë e lufton varfërinë, por në anën tjetër nuk krijon varësi të përhershme për familjet. Sepse synimi do të jetë edhe aktivizimi i anëtarëve të familjeve përfituese në tregun e punës. Përmes bashkëpunimit me Bankën Botërore synojmë që të krijojmë edhe mundësi të qëndrueshëm punësimi të përfituesit duke e bërë të lehët kalimin e tyre nga përfitues të skemës se asistencës sociale në punësim të rregullt dhe të qëndrueshëm. Vlen të theksohet se ky është një angazhim konkret në përmbushje e programimit tonë qeverisës si dhe zbatimit të masës 3.3 të ringjalljes ekonomike”, tha Murati.
Edhe drejtori për Kosovë i Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci, u shpreh i lumtur që po arrijnë të implementojnë një projekt të tillë.
Paolucci tha se si Bankë Botërore janë të gatshëm të vazhdojnë të mbështesin këtë agjendë të rëndësishme në Kosovë.
“Përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve të Kosovës është një prioritet kyç për Bankën Botërore, është gjithashtu udhërrëfyes kryesor i partneritetit tonë me Qeverinë e Kosovës. Një sistem i mirëfunksionimit të mbrojtjes sociale është thelbësor për të arritur këtë objektiv. Programet e mbrojtjes sociale, të cilat përfshijnë pensionet, asistencën sociale, shërbimet sociale dhe programet e tregut të punës, luajnë një rol kyç për të ndihmuar njerëzit dhe grupet e cenueshme të përballen me krizën, të përmirësojnë produktivitetin e tyre dhe të investojnë në shëndetin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre. Edhe investimi në një sistem të mirëfunksionimit të mbrojtjes sociale nuk është thjesht një imperativ moral, është një ekonomi e zgjuar. E megjithatë, përderisa Kosova ndan një pjesë të rëndësishme të buxhetit të saj për programet e mbrojtjes sociale, ekziston potenciali për të rritur ndjeshëm ndikimet e saj siç kemi dëgjuar. Kriteret e pranueshmërisë, skema e ndihmës sociale mund të përmirësohet për të arritur më mirë familjet që kanë nevojë më shumë dhe për të shmangur dekurajimin nga punësimi. Gjithashtu, dizajni aktual i skemës së ndihmës sociale e bën shumë të vështirë zgjerimin për të arritur tek familjet që bien në varfëri dhe bëhen të pambrojtur kur ndodh kriza”, tha ai.
Sipas tij, reforma pritet të rrisë ndjeshëm ndikimet e reduktimit të varfërisë.
Ai shtoi se rezultatet e këtij projekti do të jenë transformuese për njerëzit dhe për vendin e Kosovës. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Osmani dhe Zeka në Teksas tregojnë mundësitë dhe përparësitë e investimeve në Kosovë
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë