LAJMI I FUNDIT:

Në Banjskë të Zveçanit një person dorëzon armën në polici

Në Banjskë të Zveçanit një person dorëzon armën në polici

Një person në fshatin Banjskë të Zveçanit ka dorëzuar në polici një armë.

Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 10:00.


“Nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë të cilën i njëjti e ka sjellur në stacion policor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/