Dy persona janë arrestuar këtë të martë në Gjakovë, pasi dyshohen për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë.
Sipas policisë, të njëjtit në rrugën “Gaspër Karaqi” nga depoja e një biznesi kishin vjedhur mallra të ndryshme në vlerë 100 mijë euro.
“Me datën 23.10.2023 rreth orës 10:55, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur për të, kishin depërtuar brenda objektit të biznesit të tij në rrugën ‘Gaspër Karaqi’ në Gjakovë, dhe nga depoja e këtij biznesi kishin vjedhur mallra të ndryshëm (veshmbathje, bizhuteri, gjësende të ndryshme shtëpiakë etj.) në vlerë rreth 100 000 (njëqind mijë) euro”, thuhet në njoftimin për media.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht hetuesitë policorë në kuadër të Sektori Rajonal të Hetimeve, menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe është filluar me hetime intensive për gjetjen dhe identifikimin e të dyshuarve. Pas një hetimi të gjerë është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar”.
Të dyshuarit janë D.T, i lindur në vitin 2000, dhe Q. L., i lindur në vitin 1990, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
“Mbi dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje janë të përfshirë në rastin e vjedhjes. Lidhur me rastin, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në një objekt biznesi po ashtu në rrugën ‘Gaspër Karaqi’, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me mallra të ndryshëm të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundër ligjshme me rastin e kryerjes se veprës penale të raportuar”.
“Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit, pasi që janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, me aktvendim, janë dërguar në mbajtje, ndërsa mallrat e sekuestruar iu janë kthyer pronarit”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe
Abdixhiku thotë se LDK ndan vlera dhe bindje të njëjta politike me CSU-në gjermane
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend