LAJMI I FUNDIT:

Opozita maqedonase kërkon zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen së bashku

Opozita maqedonase kërkon zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen së bashku

Duhet rënë dakord për një datë për zgjedhjet e rregullta. Ja një propozim për Kovaçevskin. Le të marrë një fletë të bardhë dhe të shkruajë çdo datë që të dojë mes dy festave më të mëdha fetare në pranverën e ardhshme dhe le t’i mbajmë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale me një kosto, tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Në fjalimin e tij në manifestimin me rastin e 23 tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase dhe përvjetorit, ai tha se “rindërtimi do të vijë dhe ndryshimet do të jenë aq të forta sa do të jetë mbështetja”.

Siç vlerësoi Mickoski, “kjo Qeveri duke shmangur marrëveshjen për datën e zgjedhjeve, me vetëdije po shkon drejt shkaktimit të krizës kushtetuese dhe politike”.


“Është turp që përmes mediave po pajtohemi për datat e zgjedhjeve të rregullta. E kuptoj kur thonë se askush nuk e dëgjon Kovaçevskin në Qeveri, sepse as ministrat, zëvendëskryeministrat dhe partia e tij nuk kanë respekt për të. Kjo është arsyeja pse ai është i përkushtuar për të ecur nëpër botë dhe kompani. Por duhet rënë dakord për një datë për zgjedhje të rregullta. Ata do të përjetojnë një disfatë të hidhur dhe një debakli të rëndë nga populli”, shtoi Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori