LAJMI I FUNDIT:

Aksident zinxhir në një autostradë pranë kufirit gjermano-çek, 16 të lënduar – tre prej tyre në gjendje të rëndë

Në një aksident zinxhir të dielën në mbrëmje në një autostradë pranë kufirit gjermano-çek janë lënduar 16 persona – tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion, i cili dyshohet se ishte shkaku fillestar i aksidentit, pas të cilit janë përfshirë disa makina të tjera.

Siç raportohet më tej, aksidenti ndodhi pranë Bad Gottleuba-Berggiesshübel në drejtim të Dresdenit.

Nuk dihej fillimisht përse ka ndodhur aksidenti dhe sa dëme janë shkaktuar.

Kjo pjesë e autostradës ishte mbyllur në drejtim të Dresdenit që nga mbrëmja – dhe mbyllja ka vazhduar herët në mëngjesin e së hënës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Evropa
Pas më shumë se një viti, Sekretari amerikan i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun rus

Pas seancës gjyqësore, lirohet Julian Assange

Australia
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Të maskuar dhe me armë u futën në butik në Toronto, punonjësi arriti të kap njërin derisa po largoheshin – e bën për spital hajnin

Kalo në kategori