LAJMI I FUNDIT:

4 mijë bursa të ndara – Kurti numëron të arriturat në sektorin e arsimit

4 mijë bursa të ndara – Kurti numëron të arriturat në sektorin e arsimit

Kryeministri Albin Kurti, ka folur mbi të arriturat e deritanishme në sektorin e arsimit në vendin tonë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se me qeverisjen aktuale arsimi i lartë publik është bërë falas për të gjithë sepse arsimi është e drejtë e pakushtëzuar dhe se po bëhet ndërlidhja e arsimit me ekonominë pasi hendeku ndërmjet aftësive profesionale dhe kërkesave të tregut është thelluar për shumë vite me radhë.

“Buxheti për arsim është rritur sepse investimi në arsim, është investim me kthim të sigurt. 43 mijë studentë ndjekin studimet e tyre në nivelin bachelor dhe master falas. Duke filluar nga ky vit shkollor, arsimi dual është zgjeruar në 12 profile profesionale, nga vetëm katër sosh sa ishin në vitin pararendës, në gjithsej 21 shkolla profesionale dhe 13 komuna gjithandej vendit. Arsimi dhe aftësimi profesional është njëri nga projektet më të mëdha të transformimit të ekonomisë sonë”, ka shkruar Kurti.


Për më tepër, i pari i Qeverisë së vendit tonë ka bërë të ditur se gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje janë ndarë rreth 4 mijë bursa për studime brenda dhe jashtë vendit, prej të cilave mbi 2.900 për fushat STEM, duke i dhënë vëmendje të veçantë vajzave që studiojnë këto fusha.

“Pjesëmarrja e vajzave në studime në fushat STEM në Universitetin e Prishtinë aktualisht është në masën 50%, ndërsa mesatarja e vendeve të BE-së është 17%. Në prill të këtij viti organizuam për herë të parë konferencën “STEMinist”, kushtuar rëndësisë së përfshirjes së vajzave dhe grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, që tash e tutje do të jetë pjesë e kalendarit vjetor të Qeverisë”, ka shtuar tutje Kurti.

Përveç bursave në nivel të universitetit, Qeveria ka ndarë edhe 500 bursa për nxënës të shkollave të mesme nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe 400 mijë euro për mbështetjen e 21 qendrave mësimore nga të cilat më së shumti përfitojnë pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, ndërsa për edukim të hershëm janë ndërtuar dhe po rinovohen 31 çerdhe të reja.

Kurti ka folur edhe për rikthimin në ENQA si anëtare e asociuar, pas përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim në vitin 2019.

“Morëm statusin e asociuar në programin “Horizon Europe” me të drejta të plota, program ky që e mundëson bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kërkimit dhe inovacionit. Gjithashtu, pas një dekade rifunksionalizuam Këshillin Kombëtar të Shkencës, që tashmë ka hartuar programin kombëtar të shkencës, i cili është dokumenti bazë për financimin e punës kërkimore shkencore në vend”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori