LAJMI I FUNDIT:

Aventura e Sanchos me Man United ka marrë fund, nuk mjafton më as kërkim falja

Aventura e Sanchos me Man United ka marrë fund, nuk mjafton më as kërkim falja

Jadon Sancho do të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit për shkak se marrëdhënia e tij me menaxherin Erik ten Hag ka arritur në pikën që nuk mund të riparohet.

Thuhet se tekniku holandez nuk e dëshiron më atë në skuadër edhe nëse ai kërkon falje.

Sancho nuk është paraqitur për United në nëntë ndeshjet e fundit dhe Ten Hag e ka dëbuar 24-vjeçarin nga dhoma e zhveshjes derisa ai të bëjë një kërkim falje në drejtim të tij, për një paraqitje në media në të cilën ai akuzoi trajnerin se gënjeu kur shpjegoi arsyen e largimit të tij nga ekipi.

Mediumi anglez Daily Mirror tani shkruan se karriera e 24-vjeçarit te United ka përfunduar edhe nëse ai kërkon falje dhe se një transferim në janar është i pashmangshëm, por lojtari humbet vlerën me çdo lojë në të cilën nuk merr pjesë dhe klubi nga “Old Trafford” do ta ketë të vështirë të marrë dëmshpërblimin që meriton.

United shpreson për një ofertë nga Arabia Saudite që do ta lironte plotësisht nga çdo detyrim ndaj lojtarit, pasi ish-klubi i tij Dortmund dhe Juventus kërkojnë ta marrin atë në huazim deri në fund të sezonit, por vetëm duke paguar pjesërisht një pjesë të pagës së tij.

Ten Hag i jep rast Jadon Sanchos – por duket që lojtari nuk është i interesuar të luajë më nën drejtimin e holandezit
Lexo po ashtu Ten Hag i jep rast Jadon Sanchos – por duket që lojtari nuk është i interesuar të luajë më nën drejtimin e holandezit

Ten Hag ka insistuar më parë në ndërprerjen e të gjitha lidhjeve me një lojtar që kërcënon autoritetin e tij. Jo vetëm me Cristiano Ronaldon, të cilit iu ndërpre kontrata nga United pas një interviste me Piers Morgan vjeshtën e kaluar, por edhe me Ajax-in.

Katër vjet më parë, pas një konflikti me Noa Lang, ai vuri veton ndaj huazimit të tij në Twente dhe këmbënguli që ai të shitej te Club Brugge në verë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë -  nokauton brutalisht Wilderin

Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin

Boks
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Liga e Kampionëve
Lamtumira me stil e Toni Kroos nga Real Madridi - asistoi, tregoi stemën dhe mori trofeun

Lamtumira me stil e Toni Kroos nga Real Madridi - asistoi, tregoi stemën dhe mori trofeun

Liga e Kampionëve
Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Liga e Kampionëve
Dubois shkatërron Hrgovicin për të fituar titullin IBF

Dubois shkatërron Hrgovicin për të fituar titullin IBF

Boks
Kalo në kategori