LAJMI I FUNDIT:

Politikania franceze Marine Le Pen sulmon Benzemën: Ai mbështet islamizmin më radikal

Politikania franceze Marine Le Pen sulmon Benzemën: Ai mbështet islamizmin më radikal

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, ka sulmuar Karim Benzeman pasi futbollisti legjendar i dha mbështetje popullit të Gazës.

“Të gjitha lutjet tona për popullin e Gazës që janë edhe një herë viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë gra e fëmijë”, shkroi Benzema në Tëitter dhe ky koment shkaktoi reagime të stuhishme nga politikanët francezë.

I pari që reagoi ishte ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili akuzoi Benzemën për lidhje me grupin e quajtur “Vëllazëria Myslimane” dhe që konsiderohet si organizatë terroriste në Francë, dhe pas kësaj, edhe politikania Valerie Boyer foli, duke shkuar aq larg sa kërkoi që Benzema t’i hiqej ‘Topi i Artë’ dhe shtetësia franceze.


Ministri i Brendshëm i Francës akuzon Benzemën për lidhjet e tij me një grup terrorist
Lexo po ashtu Ministri i Brendshëm i Francës akuzon Benzemën për lidhjet e tij me një grup terrorist

Tani Le Pen, e cila u mund nga Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, i është bashkuar zërave kundër Benzemas. Politikania akuzoi Benzeman për mbështetjen e “islamizmit më radikal”.

Senatorja franceze kërkon që Benzemas t'i hiqet Topi i Artë dhe shtetësia franceze për lidhje me terroristët
Lexo po ashtu Senatorja franceze kërkon që Benzemas t'i hiqet Topi i Artë dhe shtetësia franceze për lidhje me terroristët

“Ministri Darmanin nuk më dha informacion të saktë, por jam i sigurt se Benzema mbështet islamizmin më radikal, të cilin disa e quajnë fundamentalizëm islamik. Kjo është më se e qartë”, ka thënë Le Pen për RMC.

Benzema foli përmes avokatit të tij Hugues Vigier dhe tha se ai nuk mbështet Hamasin apo ndonjë terrorist, por u lut për civilët e pafajshëm, gratë dhe fëmijët që u ekspozuan ndaj granatimeve mizore.

Benzema po shqyrton një veprim ligjor ndaj ministrit francez që e akuzoi atë për lidhje me grupin terrorist
Lexo po ashtu Benzema po shqyrton një veprim ligjor ndaj ministrit francez që e akuzoi atë për lidhje me grupin terrorist

Ministri Darmanin më pas tha se do të tërhiqte akuzat ndaj Bemzemës nëse futbollisti i njohur publikon një postim në Tëitter se mban zi për profesorin Dominique Bernard, i cili u vra shtatë ditë më parë në Arras nga një islamist radikal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit

Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit

Premier League
Feyenoordi refuzon ofertën e parë të Milanit për Gimenez

Feyenoordi refuzon ofertën e parë të Milanit për Gimenez

Serie A
PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë

PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë

Ligue 1
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori