LAJMI I FUNDIT:

Benzema po shqyrton një veprim ligjor ndaj ministrit francez që e akuzoi atë për lidhje me grupin terrorist

Benzema po shqyrton një veprim ligjor ndaj ministrit francez që e akuzoi atë për lidhje me grupin terrorist

Dy ditët e fundit kanë qenë plot ngjarje për sulmuesin Karim Benzema, ndonëse jo në një mënyrë të mirë për ish-yllin e Real Madridit.

Të martën, Benzema u akuzua se kishte lidhje me Vëllazërinë Myslimane, një grup i njohur si një organizatë terroriste nga shumë vende në mbarë botën.


Pretendimet u bënë nga ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin gjatë një interviste për mediumin CNews.

Ministri i Brendshëm i Francës akuzon Benzemën për lidhjet e tij me një grup terrorist
Lexo po ashtu Ministri i Brendshëm i Francës akuzon Benzemën për lidhjet e tij me një grup terrorist

Tashmë avokati i Benzemës ka dalë dhe ka mohuar kategorikisht akuzat e Darmanin. Në një deklaratë për Le Parisien, Hugues Vigier hodhi poshtë pretendimet, përpara se të vazhdonte të deklaronte se Benzema po shqyrton veprimet ligjore mbi këto akuza.

“Kjo është rrenë. Ai kurrë nuk ka pasur as më të voglën marrëdhënie me këtë organizatë. Po mendojmë të nisim procedimin ndaj këtij ministri (Darmanin) sipas ligjit për manipulimin e informacionit, aq i dashur për qeverinë tonë”.

“Me shpifje apo edhe fyerje publike, sepse kjo lidhje inekzistente me Vëllazërinë Myslimane, e cila sipas tij është famëkeqe, padyshim paraqitet si nënçmuese”.

Kush janë Vëllazëria Myslimane, organizata islamike me të cilën është i lidhur Benzema?
Lexo po ashtu Kush janë Vëllazëria Myslimane, organizata islamike me të cilën është i lidhur Benzema?

“Nuk është e pranueshme që ata që qeverisin të besojnë se janë të autorizuar të bëjnë diçka nga oportunizmi i pastër”, ka thënë avokati i Benzemas, Vigier.

Nuk është për t’u habitur që ekipi ligjor i Benzemas po kërcënon me veprime ligjore, veçanërisht duke pasur parasysh ashpërsinë e këtyre akuzave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori