LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Opozita shqiptare në zgjedhje do të shkojë me lista të përbashkëta

Mexhiti: Opozita shqiptare në zgjedhje do të shkojë me lista të përbashkëta

Blloku opozitar i partive politike shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë me listë të përbashkët, njoftoi sot kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Ai tha se edhe në zgjedhjet presidenciale opozita shqiptare do të ketë kandidat të përbashkët, për të cilin do të vendoset më vonë.

“Ne si opozitë shqiptare, pra do të dalim me lista të përbashkëta, partitë shqiptare dhe poashtu kemi vendim që do të dalim me kandidat për president shqiptar, cili do të jetë, do të shohim. Po bëjmë analiza nëse do të jetë brenda strukturave, apo duhet të jetë ekspert i fushës, dmth intelektual i pavarur”, tha Mexhiti.


I pyetur për datën e zgjedhjeve, Mexhiti tha se është e logjikshme që nuk duhet të ngarkohet shteti dhe të lodhen qytetarët, duke shtuar se zgjedhjet kuvendare dhe ato parlamentare të mbahen së bashku./Telegrafi/