Prozë nga: Migjeni
– Kush nuk e kujton? Kush e kujton, or shok, atë?
– Kë? Cilën? Cilën?
– Atë! Njenën nga ato!
– Po cila asht njena nga ato? Ato jan shumë! Cili i ri (ose plak) nuk njef se paku dhetë nga ato?! Pse ato janë shumë. Pse shumë ka meshkuj, shumë ka pare, prandaj duhet në numër relativ të kenë dhe trupna që shiten … Pra, kush asht njajo njena nga ato?
– Lukja, Lukja ! A s’e kujtoni Luken? S’e besoj … shtiheni … Apo ndoshta do mohoni dhe se e njihni? Me falni, por këtu nuk shkon ajo e famshme: kush guxon – fiton! Kjo shkon ngjeti! Do mohoni dhe se e njihni Luken? Me pretekst se jeni të ndershëm … Te mos kini, të mos kini frigë se nuk do ju quej të pandershëm. Por, ju, së paku, me siguri do njihni ndonjenën nga motrat legjitime të Lukes, asht njësoj si me njoftë Luken vetë. Jeta e tyne asht një. Të gjitha janë njësoj dhe të gjitha ju apin atë që kërkoni – me pare në dorë.
E, Lukja e mirë, Lukja e mshireplotë – se ajo ishte njëlloj hyjneshe – Lukja e dëshrueme me të vërtetë askujt nuk i thoshte jo. Vijshin studentat, jo me ndoj qëllim të keq, vijshin vetëm me përcjellë ndoj shok i cili gjithashtu ishte student. Kur kryente punë me të parin, Lukja i thoshte tjetrit: sa lekë ke në xhep?
– Katër.
– Hajde – i thoshte të dytit, të tretit e të katërtit me radhe dhe i çonte n’od të saj.
E pra, taksa e saj ishte tre frangë. Por, Lukja ishte ma shpirtmirë, ma humanitare se shum vetë të cilve ashtu i duhet me qen.
Së pari studentat, me të hymen mbrenda, kuqeshin, por kur vijshin për së dyti, para se të hyjnë shikojshin djathtas e majtas mos t’i shofi kush, dhe mandej shpejt nëpër derë fut brenda si plumb pushke. Lukja kanjëhere merrte pozë serioze dhe u bërtiste:
– Pse keni ardhë? Kë kërkoni? Nuk asht këtu ai që kërkoni …
Studentat hutoheshin, iu merrte fjala në goje, shikojshin shoqi-shoqin, skuqeshin në ftyrë dhe niseshin të kthehen. Atëhere Lukja plaste gazit, qeshej me gjithë zemër dhe i merrte për dore n’odë të saj. Kanjëhere ziheshej me ta, pse ndonjeni nga ata ia puthte krahun e zhveshun, e kapte ose e ledhatonte për ftyre, ashtu si ka të drejtë të kapi gruen e vet vetëm burri që ka vue kunorë te prifti ose te hoxha, atëhere Lukja i thoshte:
– Mos luej, more vagabond! Rri urtë – dhe ia kërsite shuplakë ftyrës.
Djaloshi nuk tundej, qeshej dhe mundohej t’ia kapi dorën.
Kur këta vonoheshin në kafe në bashkëfjalim e sipër, ajo u thoshte të gjithve: ikni se po iu vinë babat ose kanjihere i thoshte vetëm ma te riut:
– Shko, se asht bamë vonë … Tash asht kohë me t’ardhe yt atë.
Në këto fjalë plaste gazi e rrallë ngjante që t’idhnohej djali tue thanë:
– Baba i em asht i ndershëm, nuk asht si unë …
Atëhere shokët dhe Lukja vetë qesheshin ma me zemër për trashamansinë, idiotizmën e shokut. Ndonjeni për tallje e pyete Luken:
– Luke, ku e ke, pash zotin, xhybletën?
– Hajde me e pa në dhomë …
– Me gjith qejf …
– Po a ke tre frangë?
– Po, kam tre lekë …
– Hik, more zog … me tre lekë do me pa Amerikën …
Por, thash se Lukja ishte ma humanitare se ata të cilve u duhet ashtu me qenë. Ndoj të ri, që s’e fitonte lekun vetë, e pranonte edhe me tre lekë, natyrisht kur kish nge. Rreth emnit Luke, veçanërisht rreth trupit te saj, ishte krijue njëfarë aureole (nimbusi) si rreth krenave të shejtënve. Aq sa ndonjenit i vinte dhe keq qe e quejnë kurvë, dhe mundoheshin ta zbusin kuptimin e fjalës tue i thanë prostitutë, grue publike, grue problematike – me emna të cilët i kishin gjetë tue lexue libra. Sidomos njenit, i cili nuk shqiptonte kurr fjalë të ndyeta, i vinte keq ta quejshin Luken kurvë. Vetë ai le qe s’e quente kurr, por edhe kur thoshte kush, atij i dhimbste veshi sikur gërdhishte dikush sahanin me maje të pirunit. Fjala kurvë ishte për te nje disonancë e vrazhdë në melodinë harmonike qe premtonte Lukja. Me e quejtë Luken kurvë, i dukej njësoj si me e quejtë priftin grue pse ka veshe ragjen (veladonin). Ai edhe e përhapi ndër shkoje fjalën prostitutë.
Sentimentalizma e të rijve për Luken shkonë edhe ma thellë; shpeshherë rrifeshin shoq me shoq vetëm e vetëm për hatrin e saj. Prodhon nana – tokë, prodhon krijesa me shpirt dhe pa shpirt, prodhon dhe krijon si me miliona vjet dhe me sekonda, prodhon trajta të cilat ngrofën njena me tjetrën për me prodhue prap trajta të tjera e të reja për të vazhdue jetën. Dhe, e njejtë asht: si dëshira e një krymbi dhe dëshira e njeriut. Me prodhue. Vetëm se krymbi s’e din se prodhon, s’e ka ndërgjegjen e prodhimit, e njeriu po, e din, e kupton, e ndjen bashkë me energjitë qe treten, të cilat duhet të treten. Dhe këtu, vetëm këtu, jo ne ndoj naltësim tjetër imagjinues të njeriut por në ndërgjegjen e krijimit qëndron ndryshimi në mes të krymbit dhe të njeriut. Krymbi krijon, ban punën e vet të krymbit (bren drunin) dhe vazhdon rodin; njeriu krijon, prodhon vepra teknike, artitekturë, arti, letërsie njësoj si prodhon dhe rodin e vet njerzuer. Janë energjitë që duhen tretë simbas zotsis të çdo njeriu, energjitë që burojnë të gjitha nga nje burim. Melankolia, mendimi, shum herë nervoza, janë efektet e energjis së grumbullueme, e cila s’ka se ku të shfrejë. Dhe, fantazia e të rijve krijon aureolë shejtënsh rreth trupit të një grueje që shitet, e cila, instinktin prodhues e ka lidhë me interesa materiale, pse shoqnia, drejt ose zhdrejt, e detyroi. E në dhomën e Lukes treteshin energjitë e të rijve. Të mos u tretshin aty, do treteshin ngjeti, në mënyrë të panatyrshme, të rafinueme, të shpikun vetvetiu, tue u bashku intelekti me epsh.
– Luke, kështu-kështu … Sa të bukur i ke syt … – i fliste djaloshi. Ajo heshte.
– Sa të bukur e kë këte… këte… këte…
– Praj, more vagabond! Hajt, mbaroje punën për të cilën ke ardhë …
Një kapërdisje n’intimitet ma të lakuriqët, marrje fryme e parregullt, kanjëhere ndoj kafshim, ndoj afsh ose edhe ndoj shuplakë për trup të lakuriqët … Kanjëhere dhe Luken e zente një trishtim i pakufishëm. I dhimbste ajo gja që e quejmë shpirt, por vetëm kanjëhere, pse po t’i dhimbste më shpesh zotnia do ta qite jashtë, pse Lukja atëherë ne ato çaste të rralla thente gota, çinia, pasqyra, dhe çka t’i vinte për dore. N’ato çaste as nuk pranonte vizita. Ndoshta i dhimbste shpirti Lukes, pse të gjitha energjitë e djemve nëpër te shkojshin kot? Ndoshta dhe ajo donte që të prodhoje, si prodhon nana – tokë dhe çdo krijesë tjetër?
O sa trishtim, puthuej dhimbe fizike ndiente, kur u kujtonte se asht një grue që nuk prodhon. Një kukull, një lodër me pasë për t’ia kushtue dhe harrue gjithë ato orët e mbrapshta kur e shef të zhigatun në baltë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Traditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
SYRGJYN-VDEKUR (Elegji për Luigj Gurakuqin)
AJO ËNDËRR QË …
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A