LAJMI I FUNDIT:

Lituanezi falsifikoi një atak në zemër në 20 restorante në Spanjë, për të shmangur pagesën e faturës

Lituanezi falsifikoi një atak në zemër në 20 restorante në Spanjë, për të shmangur pagesën e faturës

Një mashtrues ka falsifikuar një atak në zemër për të mos paguar faturën.

Njeriu i njohur si Aidas J., një lituanez që jeton në Spanjë, mashtroi 20 restorante në qytetin e Alicante para se të burgosej, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Gjatë shfaqjeve të tij, ai binte në dysheme dhe shtrëngonte gjoksin.

“Ishte shumë teatrale, ai bëri sikur i ra të fikët dhe u rrëzua në dysheme”, ka thënë menaxheri i El Buen Comer, një nga restorantet që ai tentoi të mashtronte.

Dhe pasi është kuptuar loja e tij, ai është burgosur për 42 ditë pasi refuzoi dy gjoba që mori për gjestet e tij. /Telegrafi/