LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 45-vjeçar në Istog – dyshohet se vodhi rreth 3 mijë euro në treg

Arrestohet një 45-vjeçar në Istog – dyshohet se vodhi rreth 3 mijë euro në treg

Muajt e fundit nё Policinë e stacionit Policor nё Istog, janё raportuar pesë raste tё vjedhjeve nё tregun e Istogut i cili zhvillohet ditën e enjte.

Viktimat e rasteve kanë raportuar se iu janё vjedhur shuma tё ndryshme tё parave, gjithashtu edhe dokumente personale.


Gjatё kёtyre vjedhjeve nga viktimat ёshtё deklaruar se janё vjedhur shuma tё parave nё vlerё prej 2.815 euro, 120 dollarë amerikan dhe 20 franga zvicerane.

Stacioni Policor Istog, ka hartuar planin operativ “Tregu” dhe sot më datё 19 tetor nga njësitet e Stacionit Policor nё Istog, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari B.G. (1978)

Pas intervistimit tё personit tё dyshuar i cili ёshtё recidivist i veprave penale “vjedhje”, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48- orë.

Rasti ende vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.