LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi gruan në pazarin e Korçës, plagoset dhe një tjetër, arrestohet autori

Sulmoi gruan në pazarin e Korçës, plagoset dhe një tjetër, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Pazarin e Korçës.

Dy persona, një grua dhe një qytetar që ndërhyri për të larguar autorin janë plagosur me mjete të forta dhe janë dërguar për të marrë mjekimin në spital, ndërsa policia ka bërë të mundur kapjen e autorit i cili është Jonis Mazllëmi.


Ende nuk dihen shumë detaje se përse ka ndodhur ky sulm, ajo që dihet është se Jonis Mazllëmi ka sulmuar gruan, ndërsa personi tjetër i dërguar në spital, ka qenë qytetar i rastit i cili ka ndërhyrë për ti ndarë.

Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, mes viktimës dhe autorit nuk ka pasur asnjë konflikt më herët, ndaj nuk ka motiv për dhunën e ushtruar, ajo mendohet të ketë ardhur për shkak se autori ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

“E pashë të gjithë ngjarjen, ai djali i erdhi dhe e goditi disa herë, kishte një hanxhar në dorë dhe vetëm godiste. Nuk janë zënë, i erdhi direkt gruas. Ai dukej i droguar”,- tha një dëshmitare nga vendngjarja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori