Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 63 përmes metodës së Likuidimit, shpalli fituesit e përkohshëm për 37 asete të Ndërmarrjeve Shoqërore në likuidim që ishin në dispozicion për shitje.
AKP njofton se vlera e tërësishme e këtyre aseteve ishte mbi 1.5 milion euro.
Në komunikatë thuhet se dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve janë bërë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm.
“Për 37 asete sa ishin në shitje u pranuan gjithsej 80 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 1,515,219 €uro”, thuhet në komunikatë.
Muharrem Arifi, u.d. zëvendës Drejtor Ekzekutiv – Operativë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, informoi të pranishmit se deri më tani janë privatizuar 2,913 asete të ndryshme përmes shitjeve të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore në administrim të Agjencisë.
Arifi tha se në Fondet e Mirëbesimit deri më tani janë grumbulluar gjithsej 783,632.386 €uro.
Për sa i përket shpërndarjes së 20 %, ai tha se Agjencia po vazhdon me miratimin e listave të punëtorëve dhe shpërndarjen e shumës së 20% të të hyrave nga shitjet e aseteve për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe deri më tani janë shpërndajmë 163,379.229 €uro, kurse numri i përgjithshëm i përfituesve të 20% është 52,092 ish punëtorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
Nuk është e rastësishme që keni parë më shumë makina Volvo në trafik
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë