Poezi nga: Dan Almagor
Nga anglishtja: Fadil Bajraj
Shumica e këtyre njerëzve sinqerisht dëshirojnë
T’i vjelin ullinjtë e tyre
Siç kanë vepruar më se 400 vjet.
Shumica e këtyre njerëzve sinqerisht dëshirojnë
T’i edukojnë fëmijët e tyre
E jo të gjuajnë gurë
E as kokteje mollotovi,
Por të studiojnë në paqe
Të luajnë në paqe
Dhe ta ngrenë flamurin.
Flamurin.
Flamurin e tyre.
Dhe ta shpalojnë atë flamur, të qajnë
Siç qajtëm ne atë natë, atëbotë, të prekur siç ishim.
E ne nuk kemi, nuk kemi, nuk kemi
Të drejtë në botë
T’i ndalojmë nga kjo dëshirë,
Ky flamur,
Këta lot.
Këta lot që përherë, përherë
Vijnë pas të gjitha të tjerave.
Le të provojmë të përgatisim mbrojtjen tonë
Neve do të na duhej së shpejti kjo:
Të gjithë ata që vërtet e kanë bërë këtë
Të gjithë ata që ende e bëjnë.
Të gjithë ata që nuk e kanë ngritur zërin
Të gjithë ata që ende e bëjnë këtë.
Të gjithë ata që s’thanë asgjë
Të gjithë ata që kakarisën, duke thënë
“Diç vërtet duhet bërë,
(Por jo sonte. Se më duhet të shkoj në koncert,
Në një kremtim,
Në një ditëlindje!)”
Po, ne të gjithë një ditë do të marrim thirrje
Për proceset gjyqësore të kolonelëve.
Proceset gjyqësore të kolonelëve po afrohen.
Koha e atyre do të vijë, patjetër do të ndodhë kështu.
Proceset gjyqësore të gjeneralëve, të kolonelëve,
Të divizionit, të batalionit.
Dhe të një togu komandantësh.
S’ka shmangie nga kjo.
Kështu vepron historia.
Ç’do të themi atëherë?
Ç’do të thonë kolonelët, kapitenët, tetarët?
Ç’do të thonë
Për këto rrahje rrëqethëse, tmerruese,
Për këtë brutalitet,
Për shtëpitë e çuara në ajër.
Dhe më së shumti për këto poshtërsi.
Për këtë poshtërsi.
Për durimtarët e detyruar të fshijnë të shkruarat në mur,
Për pleqtë e detyruar ta heqin flamurin
Nga shtyllat elektrike,
Që ishin të elektrizuara, ose që rrëshqitën
E thyen këmbët e tyre.
Për bartësin e ujit të ftohtë
Të cilin ushtarët e urdhëruan të zbresë nga gomari i tij
Dhe i hipën në shpinë vetëm për t’u tallur me të.
Ne e bëmë veshin të shurdhër, ne e bëmë zemrën të shurdhër,
U bëmë të poshtër, arrogantë dhe budallenj.
Ç’mendojmë se kush jemi ne?
Kush na dha të drejtë
Të jemi aq të shurdhër, aq budallenj?
Duke injoruar arsyen: ata janë aq të njerëzishëm
Aq sa jemi ne.
Së paku siç ishim ne
Vetëm para 41 vjetësh.
Jo më pak të zellshëm, jo më pak të mençur,
Porsi ne të ndjeshëm, porsi ne plot shpresë.
Ata i duan gratë e tyre dhe fëmijët, hiç më pak
Seç i duam ne.
E fëmijët tanë tash shtiejnë në ta
Me plumba, plumba gome dhe gazra.
Shteti i Palestinës do të ndodhë.
Bile patjetër.
Poeti nuk e shkroi këtë.
Por historia do ta shkruajë
E stinët do të vijnë e shkojnë
E jeta do të vazhdojë siç e njohim shumë mirë ne
Martesat, lindjet dhe vdekjet të gjitha njësoj,
Por turp sa i përket kësaj pune. Turp.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë
William Shakespeare dhe pesë mite për dramaturgun më të madh në histori
Libri për dhimbjen e trishtimin

Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker