LAJMI I FUNDIT:

Hapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë

Hapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Foto: Ilustrim

Pikëkalimi kufitar në Jarinjë është hapur sot.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Tashmë është hapur pikëkalimi kufitar në Jarinjë”, ka thënë Elshani.


Ndryshe, kjo pikë kufitare ishte mbyllur që nga 24 shtatori, kur ndodhi sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku si dhe u plagos Alban Rashiti. /Telegrafi/