LAJMI I FUNDIT:

“Pezullimi i vizave për Kosovën?” Rama: Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes

“Pezullimi i vizave për Kosovën?” Rama: Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se me presidentin francez Emmanuel Macron, Shqipëria do të mbështesë një proces evropianizimi me vepra dhe jo me fjalë.

Rama në një konferencë për media tha se Kosova ka në tavolinë planin franko-gjerman, të cilin sipas tij nuk duhet ta refuzojë por ta nënshkruajë e vetme.

Ai gjithashtu theksoi se sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë.


“Por do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë më në fund për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë një plan franko-gjerman që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës. Por kjo marrëveshje që është sot në tavolinë, nëse nuk e firmos nuk kthehet më. Dhe sa më shumë që do të tentoni të bëni marrëveshje, aq më të këqija do të jenë marrëveshjet. E sot unë po ju them ‘shikoni ku është Palestina’. Unë jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por të firmosë të gjithë marrëveshjen edhe sikur Serbia të mos e dojë kurrë, dhe më pas t’ia lërë në dorë BE-së. Sepse e bën për veten e vet, paqja bëhet për vete, ajo bëhet me armikun nuk bëhet me mikun. Nuk mund të flasësh në telefon me mikun që t’i thotë armikut”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë theksoi se: “Më rrëqethet mishi kur mendoj që mund të ketë një ndalesë të procesit të liberalizimit të vizave. Por, nga ana tjetër nuk mund ta kërkojmë te presidenti Francës, por tek vetja”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori