LAJMI I FUNDIT:

Macron kërcënon me pezullim vizash: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq

E redaktuar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama ka kërcënuar se mund të ketë pezullim të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Macron nuk dha më shumë detaje rreth kësaj çështje, mirëpo ai theksoi se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk i kanë mbajtur premtimet.


“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiq dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”,tha Macron.

Macron: Prishtina të pranojë Asociacionin, Vuçiqi të dënojë sulmin në Banjskë
Lexo po ashtu Macron: Prishtina të pranojë Asociacionin, Vuçiqi të dënojë sulmin në Banjskë

Telegrafi ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovës lidhur me deklaratën e presidentit Macron, por deri tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje.

Ndryshe për këtë ka raportuar dhe media franceze “Le Figaro”. Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori