LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Do të japim fonde nëse miratohet ligji për masat kundër krizës për kategoritë më të rrezikuara

Bytyqi: Do të japim fonde nëse miratohet ligji për masat kundër krizës për kategoritë më të rrezikuara

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se Ligji për paga do të ndryshohet.

Ai në “Tv24” tha se do të formohet grupi punues për masat kundër krizës nëse ligji për to miratohet.

“Kemi marrë detyrë nga qeveria që të formojmë një grup punues prej disa ministrash që duhet të punojnë për një ligj të ri për personat e zgjedhur dhe të emëruar në mënyrë që të bëjmë një zgjidhje më të drejtë dhe të lirojmë një pjesë të mjeteve që nëse ai ligj miratohet, masat kundër krizës për kategoritë më vulnerabël.


Është thelbësore në momente të caktuara kur duhet të tregojmë solidaritet. Do të lëshojmë mjete sepse zgjidhja nuk do të bëhet për një muaj, por në një periudhë kohore kur mjetet e planifikuara për pagat do të planifikohen për masat kundër krizës”, thotë Bytyqi./Telegrafi/