LAJMI I FUNDIT:

Projektet e përbashkëta mes Bankës Botërore dhe Qeverisë së Kosovës, Kurti bisedon me zëvendës-presidenten Antonella Bassani

Projektet e përbashkëta mes Bankës Botërore dhe Qeverisë së Kosovës, Kurti bisedon me zëvendës-presidenten Antonella Bassani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, në margjina të samitit të Procesit të Berlinit kanë takuar zëvendës-presidenten për Evropë të Bankës Botërore, Antonella Bassani.

Sipas njoftimit për media thuhet se Kurti theksoi se Banka Botërore ka qenë dhe është një nga partnerët tanë kryesorë të zhvillimit dhe ne presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë edhe në të ardhmen.


“Ai e falënderoi Bassani për mbështetjen e palëkundur gjatë këtyre viteve, për të siguruar një rrugë të qëndrueshme dhe të drejtë zhvillimi për Kosovën. Më tej u bisedua mbi agjendën tonë të zhvillimit pavarësisht sfidave të vazhdueshme me të cilat po përballet rajoni e Evropa”, thuhet në njoftim.

Më tej është bërë e ditur se palët biseduan mbi thellimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon për të hequr pengesa për tregtinë rajonale, si dhe për bashkëpunim të shtuar edhe në projekte të modernizimit të pagesave.

“U theksua dhe kalimi në pagesa elektronike e cila do të mundësonte më shumë transaksione ekonomike. Bassani vlerësoi pozitivisht avancimin e Kosovës sa i përket digjitalizimit dhe se vendi ynë është tashmë model për progresin e shpejtë në këtë sektor”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u diskutua dhe mbi projektet e përbashkëta me Bankën Botërore ku vlerësuam koordinimin e ngushtë të Bankës Botërore me Qeverinë tonë në përcaktimin e prioriteteve të angazhimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Cinestar
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori