LAJMI I FUNDIT:

Kuka: Gjenerata e re po ngjitet në kulmin e sportit evropian e botëror

Kuka: Gjenerata e re po ngjitet në kulmin e sportit evropian e botëror

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka reaguar sot pas medaljes së argjendtë të fituar nga Blin Kuka në Kupën Evropiane të xhudos për grupmoshat U18, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 90 kilogramë, Blin Kuka u stolis me medaljen e argjendtë të kësaj gare.

Kjo arritje ka bërë që Kuka të shprehet se gjenerata e re po arrin majat në sportin evropian e botëror.


“Blin Kuka nënkampion! Medalje e shumë pritur për meshkuj për grupmoshën e kadetëve. Kupa Evropiane u18 Berlin. Gjenerata e re po ngjitet në kulmin e sportit evropian e botëror! Kategoria 90 kg. Tri fitore me Ippon e në finale pësoj me dënime për pasivitet! Xhudo e Kosovës dhe ekipit tonë shquhet për kërkim te hudhjeve e xhudo atraktive. Kjo na bën të veçantë në çdo aspekt”, tha Kuka.

Blin Kuka e fiton medaljen e argjendtë në Evropianin e xhudos
Lexo po ashtu Blin Kuka e fiton medaljen e argjendtë në Evropianin e xhudos

“Blini sivjet fitoj titullin Ballkanik dhe ishte garuesi më i mirë në EYOF (Olimpiade Evropiane e të rinjve ) nga të gjithë sportistët e vendit tonë ku ishte i pesti dhe tash kjo medalje konfirmon rritjen e tij si garues me nivel. Majlinda në krye të detyres edhe sot! Xhudo sporti nr 1  i të gjitha trojeve Shqiptare po vazhdon tutje!”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori