LAJMI I FUNDIT:

Lamine Yamal është zyrtarisht 16-vjeçari më i vlefshëm në historinë e futbollit pasi është konfirmuar vlera e transferimit

Lamine Yamal është zyrtarisht 16-vjeçari më i vlefshëm në historinë e futbollit pasi është konfirmuar vlera e transferimit

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Lamine Yamal është zyrtarisht 16-vjeçari më i vlefshëm në historinë e futbollit, sipas të dhënave të fundit, të përditësuara më 13 tetor. 

Yamal nuk është i panjohur për të thyer rekorde pasi ai u bë lojtari më i ri që thirret në ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15 vjeç e 283 ditë.

Kjo u eklipsua disa ditë më vonë, kur ai u bë debutuesi më i ri i klubit ndonjëherë gjatë fitores 4-0 të Blaugranës ndaj Real Betis në muajin prill.


Sensacioni i Barcelonës hyri në historinë e Ligës së Kampionëve, ai thyeu rekordin e vitit 1994
Lexo po ashtu Sensacioni i Barcelonës hyri në historinë e Ligës së Kampionëve, ai thyeu rekordin e vitit 1994

Ndërsa adoleshenti u bë gjithashtu golashënuesi më i ri i Spanjës, duke shënuar golin e tij të parë ndërkombëtar për ekipin e parë kundër Gjeorgjisë muajin e kaluar.

Për t’i shtuar koleksionit të tij të rekordeve, Yamal mund të thotë gjithashtu se është 16-vjeçari më i vlefshëm në histori.

Kjo është sipas faqes së specializuar Transfermarkt, e cila pretendon se sulmuesi anësor tashmë ka një vlerë të pabesueshme 50 milionë euro.

Nuk është për t’u habitur që aksionet e Yamal janë në rritje kur merren parasysh performancat e tij të fundit, duke bërë krahasime me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin.

Barcelona thuhet se ka plane t’i ofrojë spanjollit një marrëveshje pesëvjeçare kur ai të mbushë 18 vjeç në vitin 2025, me menaxherin Xavi që thuhet se është ‘i dashuruar’ me lojtarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
Liga e Kampionëve pritet të largojë vazhdimet në fazat e eliminimit nga viti 2027

Liga e Kampionëve pritet të largojë vazhdimet në fazat e eliminimit nga viti 2027

Liga e Kampionëve
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

NBA
Kalo në kategori