LAJMI I FUNDIT:

Demanton spekulimet serbe për mungesë barnash në veri, Musliu: Atje ka shumë medikamente dhe plot armatim

Demanton spekulimet serbe për mungesë barnash në veri, Musliu: Atje ka shumë medikamente dhe plot armatim

Drejtori i Institutit për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, Agim Musliu, ka përgënjeshtruar pohimet e Serbisë për mungesë të barnave në veri të Kosovës.

Ai në një postim në rrjetin social X ka shkruar se pohimet e tilla janë një luftë tipike hibride e Serbisë.


“Serbia thotë se ka mungesë të barnave në veri të Kosovës. Kjo nuk është e vërtetë! E vërteta është se ka shumë medikamente dhe plot armatim! Këto foto janë realizuar sot. Kjo është një luftë tipike hibride”, ka shkruar Musliu, duke treguar fotot e armëve të konfiskuara gjatë bastisjes së sotme në veri, përcjell Telegrafi.

Policia e Kosovës ka kryer të shtunën bastisje në shtatë lokacione në pjesën veriore, lidhur me sulmin e armatosur ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake, Policia jep detaje pas bastisjes në shtatë lokacione në veri
Lexo po ashtu Armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake, Policia jep detaje pas bastisjes në shtatë lokacione në veri

Bastisje janë kryer në katër lokacione në Mitrovicë të Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht te një podrum i lagjes “Tre Rrokaqiejt”, policia ka gjetur mjete shpërthyese, pushkë automatike dhe plumba.

“Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara: 87 copë eksplozivë të tipit TM 100, 3 granata hedhës dore (zola) 1 armë automatike AK-47, 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD, 14 karikatorë, municion të kalibrave të ndryshëm, 63 detonatorë elektrikë, 23 detonatorë mekanikë, 1 orë për aktivizim, 1 granatë dore M79, 3 tuba fitila ndezës”, ka thënë Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Në zonën e bastisjeve janë parë edhe pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. /Telegrafi/