LAJMI I FUNDIT:

Mumiet e gjetura në minierat e Peru-së dhe të prezantuara në Meksikë mund të jenë ‘më të frikshme se alienët’

Mumiet e gjetura në minierat e Peru-së dhe të prezantuara në Meksikë mund të jenë ‘më të frikshme se alienët’

Ekspozitat e identifikuara si “kufoma alienësh” dhe të ekspozuara para zyrtarëve qeveritarë në Meksikë dyshohet se janë “më të frikshme se alienët”.

Will Galison, entuziast i UFO-ve, thuhet se i pa mumiet për së afërmi pasi ato u morën nga një minierë në Cuzco, Peru dhe u prezantuan në Meksikë. Teoria e tij alternative është se kufomat janë “bedelë” 1000-vjeçarë të bëra nga mbetjet e kafshëve, ndoshta për qëllime rituale.


Gazetari meksikan dhe studiuesi i UFO-ve, Jaime Maussan, i cili ka ndjekur aktivitetin e dyshuar të jashtëtoksorëve për dekada, më parë kishte thënë se gati një e treta e ADN-së së tyre është “e panjohur”. Maussan shtoi se të ashtuquajturat krijesa “nuk ishin pjesë e evolucionit tonë tokësor”, transmeton Telegrafi.

Mexican journalist and UFO enthusiast Jaime Maussan shows bodies he presented to Mexico's Congress, in Mexico City

Por Galison, një mik i një arkeologu që analizoi mumiet, tha se ai nuk beson se ato janë alienë. Mirror raporton se Galison beson se inkasit e lashtë mund t’i kenë bërë kufomat si një rikrijim të një forme të qenies që ata kanë hasur dikur.

Duke folur këtë javë, Galison deklaroi se mumiet e paraqitura në konferencë ishin krijuar me një përzierje kockash njerëzore dhe kafshësh.

Gazetari shtoi se “Ata gjetën një kockë në krahun e njërës prej mumieve e cila nuk ishte kocka organike që ndodhej aty. Pra, kjo ngre pyetjen, a është pjesa tjetër e rreme?”.

Të apasionuarit pas alienëve thanë se mumiet ishin vendosur qartë së bashku, megjithatë, është e vështirë të deshifrohet nëse ishte nga dikush në këtë shekull apo pjesë e një rituali autentik në kulturën inkase.

Mexican journalist and UFO enthusiast Jaime Maussan shows bodies he presented to Mexico's Congress, in Mexico City

“Unë nuk mendoj se mumiet fluturuan në një disk dhe u ulën në Tokë kohët e fundit, apo edhe 1000 vjet më parë. Sepse një skanimi CT sipas disa mjekëve tregoi diçka tjetër. Kockat e këmbëve në këto gjëra vuanin nga osteoporoza”, shtoi ai.

Megjithatë, mendimi i ekspertit i Maussan u mbështet nga mjekët në konferencën fillestare për shtyp në shtator.

Një mjek para të pranishmëve në këtë takim bëri të ditur se skeletet ishin “të plotë”.

Në këtë konferencë u tha se mumiet kanë vetëm tre gishta në duar dhe këmbë, me kocka të forta, por të lehta.

Ata nuk kanë dhëmbë dhe duket se kanë vizion stereoskopik të ngjashëm me sytë e zogjve. /Telegrafi/

Mexican journalist and UFO enthusiast Jaime Maussan shows bodies he presented to Mexico's Congress, in Mexico City

Mexican journalist and UFO enthusiast Jaime Maussan shows bodies he presented to Mexico's Congress, in Mexico City

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori