LAJMI I FUNDIT:

Izraeli po godet labirintin e fshehtë të tuneleve të Hamasit ku grupi militant palestinez planifikon sulmet dhe hedh raketat

Izraeli po godet labirintin e fshehtë të tuneleve të Hamasit ku grupi militant palestinez planifikon sulmet dhe hedh raketat

Izraeliti thotë se po godet pjesë të një labirinti të fshehtë tunelesh të ndërtuara nën Rripin e Gazës nga Hamasi, derisa po vazhdon sulmet hakmarrëse ndaj grupit militant i cili nisi një sulm ndaj Izraelit me raketa si dhe me trupa tokësore në jug të Izraelit.

“Mendoni për Rripin e Gazës si një shtresë për civilët dhe më pas një shtresë tjetër për Hamasin. Ne po përpiqemi të arrijmë në atë shtresën e dytë që Hamasi ka ndërtuar”, tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një video të enjten, transmeton Telegrafi.

“Këta nuk janë bunkerë për civilët e Gazës. Janë vetëm për Hamasin dhe terroristët e tjerë në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të gjuajnë raketa kundër Izraelit, të planifikojnë operacione, të lëshojnë terroristë në Izrael”, thanë autoritetet izraelite.


Tunelet e Hamasit sipas të dhënave të vitit 2021.

Është shumë e vështirë të vlerësohet madhësia e rrjetit, të cilin Izraeli e ka quajtur si “Metro e Gazës”, sepse besohet se shtrihet nën një territor që është vetëm 41 kilometra i gjatë dhe 10 kilometra i gjerë.

Pas një konflikti në vitin 2021, IDF tha se kishte shkatërruar më shumë se 100 kilometra tunele në sulmet ajrore.

Ndërtimi i tunelit filloi në Gaza përpara se Izraeli të tërhiqte trupat dhe kolonët e tij në vitin 2005.

Por tunelet u rritën pasi Hamasi mori kontrollin e Rripit dy vjet më vonë, gjë që bëri që Izraeli dhe Egjipti të fillonin të kufizonin lëvizjen e mallrave dhe njerëzve brenda dhe jashtë për arsye sigurie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë njerëz në SHBA

Vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë njerëz në SHBA

Botë
Hamasi heq dorë nga kërkesa kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë

Hamasi heq dorë nga kërkesa kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë

Botë
Shefi i marinës së Ukrainës thotë se Rusia po humbet qendrën e Krimesë në Detin e Zi

Shefi i marinës së Ukrainës thotë se Rusia po humbet qendrën e Krimesë në Detin e Zi

Evropa
Putin ia paraqiti Orbanit planin me kushte të paqes Ukrainë-Rusi

Putin ia paraqiti Orbanit planin me kushte të paqes Ukrainë-Rusi

Evropa
Zelensky zbulon planet e Ukrainës për rritjen e kapacitetit të mbrojtjes

Zelensky zbulon planet e Ukrainës për rritjen e kapacitetit të mbrojtjes

Evropa
Vuçiq mendon se zgjedhja e estonezes Kaja Kallas “do ta bëjë Rusinë edhe më agresive” ndaj Perëndimit

Vuçiq mendon se zgjedhja e estonezes Kaja Kallas “do ta bëjë Rusinë edhe më agresive” ndaj Perëndimit

Evropa
Kalo në kategori