LAJMI I FUNDIT:

Kurti, thirrje serbëve lokalë: Jini të vetëpërmbajtur nga cytjet dhe aktet e inskenuara të dhunës – besoni në Policinë e Kosovës

Kurti, thirrje serbëve lokalë: Jini të vetëpërmbajtur nga cytjet dhe aktet e inskenuara të dhunës – besoni në Policinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Kurti u shpreh se më 24 shtator Beogradi zyrtar e militar dështoi.

“Institucionet tona të sigurisë dhe inteligjencës së fundmi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimeve të sulmeve të dhunshme nga grupe të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë. Qëllimi i tyre kryesor është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës”, tha Kurti.


Kryeministri theksoi se për të arritur këtë “ata nuk kanë vënë çmim tavan, nuk do të zgjedhin mjet”.

“Fatkeqësisht mbështetja që grupi terrorist ka marrë nga Serbia na njërën anë duke i trajtuar ata si heronj dhe martirë dhe në anën tjetër duke intensifikuar aktivitete e ushtrisë përgjatë kufirit me republikën tonë, vetëm sa i ka inkurajuar ata. Keqpërdorën manastirin e Banjskës me synimin që ti japin ngjyrim fetar, nuk arritën”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

Ai shtoi se formacionet kriminale të sponsorizuara nga fqinji ynë verior në skenarët e tyre destablizues ka të ngjarë që dallimet etnike synojnë t’i keqpërdorin për qëllime politike.

Kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve të komunitetit serb që të jenë të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur, duke u kërkuar që të mos bien pre e dezinformatave.

“Ju bëjë thirrje qytetarëve serbë që ditëve, javëve dhe muajve në vijim të jeni të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur nga cytjet dhe aktet e dhunës të inskenuara e dashakeqe. Në Kosovë të gjithë jemi qytetarë të barabartë, nuk ka komunitete të pa dëshiruara”, tha Kurti.

Ai u shpreh se “ata që po duan të na rrënojnë nuk do t’ia dalin sepse jemi të përgatitur dhe jemi bashkë për paqe e demokraci”.

“Besoni dhe mbështetuni në Policinë e Kosovës, raportoni sjelljet e dyshimta të personave të komuniteteve tuaja. Mos bini pre e dezinformatave, ruani qetësinë në çdo situatë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori