LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper u prezantuan me njëri-tjetrin nga ish-partnerja e aktorit Irina Shayk

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper u prezantuan me njëri-tjetrin nga ish-partnerja e aktorit Irina Shayk

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper thuhet se nisën të takohen pasi u prezantuan nga ish-partnerja e aktorit, Irina Shayk.

Vetëm një javë pasi modelja, 28 vjeç, dhe aktori, 48 vjeç, ndezën për herë të parë thashethemet për romancë, një burim zbuloi për The Messenger se si u krijua çifti.


“Gigi u prezantua me Bradley përmes Irina Shayk dhe miqve të tyre të përbashkët në industri”, tha burimi për median.

Foto: GC Images

“Gigi dhe Irina kanë qenë të afërt gjatë viteve duke punuar së bashku, dhe Gigi dhe Bradley kanë qenë të shoqëruar më parë, por ka qenë gjithmonë miqësi në mjediset sociale”, thanë ata.

Ndërsa është e paqartë se kur miqësia e Cooper dhe Hadid u kthye në romantike, burimi thotë se dyshja kohët e fundit “u lidhën përmes vajzave të tyre, kur Bradley i kërkoi takim”.

“Ai e ndoqi atë dhe ajo ishte padyshim e interesuar dhe e emocionuar. Ata janë takuar disa me njëri-tjetrin, por është diçka jashtëzakonisht e re”, shtuan burimet.

Foto: Getty Images

Megjithatë, Hadid – e cila ka vajzën 3-vjeçare Khai me ish-Zayn Malik – me sa duket nuk ka asnjë interes të hyjë në një “marrëdhënie serioze” tani. Cooper është gjithashtu baba, pasi ka vajzën 6-vjeçare Lea De Seine me Shayk.

Modelja me origjinë palestineze, Gigi Hadid reagon ndaj sulmeve të Hamasit në Izrael
Lexo po ashtu Modelja me origjinë palestineze, Gigi Hadid reagon ndaj sulmeve të Hamasit në Izrael

Prezantimi i dyshes nga Shayk mund të jetë një surprizë për disa duke pasur parasysh faktin se ajo dhe Cooper ndezën thashethemet për pajtim gjatë verës.

Bukuroshja ruse dhe aktori i “Star is Born” u panë të afërt ndërsa ishin në një pushim në Itali me vajzën e tyre.

Foto: WireImage

Burimet i thanë PageSix në atë kohë se Shayk – e cila thuhet se po takohet me Tom Brady – ende dëshiron të ribashkohej me Cooper.

Cooper dhe Hadid ndezën thashethemet për romancë në fillim të tetorit.

Vetëm disa ditë më vonë, ata u fotografuan duke mbërritur përsëri në New York pasi kishin kaluar një fundjavë së bashku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Familja e Bianca Censorit ka frikë se Kanye West do ta tërheqë atë në filma për të rritur

Familja e Bianca Censorit ka frikë se Kanye West do ta tërheqë atë në filma për të rritur

Magazina
Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori