LAJMI I FUNDIT:

Conte thyen heshtjen për thashethemet e Napolit

Conte thyen heshtjen për thashethemet e Napolit

Antonio Conte këmbëngul se dëshiron të ‘gëzojë familjen’, por refuzon të përjashtojë mundësinë e zëvendësimit të Rudi Garcias te Napoli.

Ish-mesfushori ishte një nga legjendat e Juventusit që festoi 100 vjetorin e pronësisë së familjes Agnelli në Torino mbrëmjen e së martës.


Raportime të shumta në Itali pretendojnë se Napoli ka kontaktuar me ish-trajnerin e Juventusit dhe Interit për t’i ofruar atij vendin e punës për të zëvendësuar Garcian dhe Conte ka thyer heshtjen tashmë.

Antonio Conte i gatshëm të marrë drejtimin e ekipit të njohur italian
Lexo po ashtu Antonio Conte i gatshëm të marrë drejtimin e ekipit të njohur italian

“Për momentin më pëlqen familja. Bëra një zgjedhje të saktë kur vendosa të ndahem me Tottenhamin”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

“Dua të pushoj dhe të gëzoj familjen time, atëherë ju e dini shumë mirë që shumë gjëra mund të ndodhin në këtë rrugë. Tani dua të shijoj këtë atmosferë dhe atë që kemi përreth”.

Në këtë pikë, Gianluca Di Marzio e pyeti Conten: po sikur t’ju them Napoli?

“Shikoni, kërkon respekt dhe edukim të madh. Përsëri, ne thjesht duam të shijojmë natën e sotme, ne jemi të lumtur”, përfundoi ai.

Zbulohen emrat e tre trajnerëve favoritë për të pasuar Garcian te Napoli
Lexo po ashtu Zbulohen emrat e tre trajnerëve favoritë për të pasuar Garcian te Napoli

Conte fitoi katër tituj të Serie A si trajner, tre në Juventus dhe një në Inter. Ai u largua nga Nerazzurrët në maj të 2021, duke iu bashkuar Tottenhamit më pak se gjashtë muaj më vonë. Ai u nda me Spurs në fillim të këtij viti.

Napoli i Garcias ka humbur ndeshjen e fundit para pushimit kundër Fiorentinës në Stadio Maradona dhe është shtatë pikë poshtë liderit të Serie A Napoli.

Sipas raportimeve në Itali, ish-trajneri i Verona dhe Marseille, Igor Tudor,
është gjithashtu në radarët e Napolit si një zëvendësues i mundshëm për Garcia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori