Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për vjedhjen e disa artikujve ushqimorë në qendër tregtare
Policia e Kosovës njofton se të martën ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi dyshohet për vjedhjen e disa artikujve ushqimorë.
Sipas njoftimit, vjedhja ka ndodhur rreth orës 22:00 në një qendër tregtare në rrugën “Brahim Ademi”.
“Me datën 10.10.2023, rreth orës 22:00, policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se një person në një qendër tregtare në rrugën ‘Brahim Ademi’ në Ferizaj kishte vjedhur disa artikuj ushqimorë. Njësia e Hetimeve i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është I.D i moshës 33-vjeçare dhe i njëjti dyshohet edhe për disa vjedhjeve të tjera të kryera më herët.
“Policët hetues pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin I.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen e disa artikujve ushqimor në vlerë prej 175 eurove”.
“I dyshuari I.D, rreth orës 23:45 është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. I njëjti dyshohet edhe për disa vjedhjeve të tjera të kryera më herët”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKoloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, deklaratat dhe roli i këtij institucioni
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi